INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama sërish i pakënaqur me rektorët dhe dekanët! ''I kërcënon'' kështu...

Rama sërish i pakënaqur me rektorët dhe dekanët! ''I kërcënon'' kështu...

Publikuar më: 11:09 01-04-2019

Kreu i Qeverisë, Edi Rama gjatë prezantimit të bibliotekës dixhitale për universitetet, ktheu vëmendjen tek kërkesat e studentëve për të cilat protestuan për një muaj. Ai për disa nga kërkesat e paplotësuara fajësoi universitete dhe ju tha se po nuk i zgjidhën qeveria do t’ju marrë disa kompetenca. Kryeminsitri u ndal tek transparenca e titujve akademikë, vlerësimi nga ana e studentëve për performacën e pedagogëve dhe shqetësimi i studentëve për tregun e shitje së librave të pedagogëve në kërkim të notes. 

“Unë e kamë thënë edhe herë tjetër dhe nuk është sekret që për sa na takon kemi rezerva të konsiderueshme lidhur me drejtimin e Universitetit të Tiranës. Është koha për të adresuar inkompetencat e plota dhe mungesën e vullnetit alarmant të konstatuar në raport edhe me gjithçka që ne kemi bërë për të adresuar ankesat e studentëve. Ka ardhur koha të hapim një proces transparent për të adresuar këtë problem. Rektorati i Universitetit të Tiranës është vendi ku duhen të adresohen probelmet dhe jo të krijohen. Ne nuk mundet të ecim dhe të shkojmë asgjëkundi për të adresuar tre pika që mbeten në ajër që janë aspekte jeteike për kalimin e univeristetit në një stad të ri. Transparenca e titujve akademikë, është diçka që ministria nuk e bën dot vetë. Duhet ta bëjë çdo universitet. Nuk mund të ndërmerret kur rektorati i Universitetit të Tiranës bën sikur nuk dëgjon duke krijuar hapësirë për çoroditje. Së dyti vlerësimi nga ana e studentëve për performacën e pedagogëve, një kërkesë legjitime. Nuk po ndodh nuk shohim asnjë shenjë. E treta shqetësimi i studentëve për tregun e shitje së librave të pedagogëve në kërkim të notës. As kjo nuk po adresohet asgjëkundi. Ajo që është më shqetësuese të studimeve të larta është që duke mos ndarë pedagogët që meritojnë vendin që kanë nga sharlatatnët që paraqiten si doktorë shkencash duke marrë më qafë studentët, sot ne nuk vendosim Universitetin në bazat e duhura për të pasur nesër një standart tjetër, këto janë çështje të patjetërsueshme. Nëse nuk zgjidhim problemin e mendjes brenda universitetit dhe nëse nuk krijojmë ndarjen mes atyre që janë realisht njerëzit e duhur në vendin e duhur me ata që janë sharlatanë ne nuk kemi bërë atë që duhet për ta vendosur arsimin e lartë në një bazë të re dhe këtë duhet ta bëjë universiteti. Unë shpresoj të mos lindë nevoja që ne të ndërhyjmë në ligj. Po pres me durim të shohim që ky proces të hapet dhe kush kujton se kjo do harrohet e ka gabim. Kush kujton se do kërcënojë Qeverinë me inskenim e protestash që turbullojnë gjendjen e brendshme të universiteteve e ka gabim. Të treja ato që thash do të ndërhymë t’i bëjmë vetë, duke marrë kompetencat që sot i ka universiteti, por kjo nuk është më e mira që mund të bëjmë. Kjo duhet marrë nga universitetet”, tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0031881332397461