INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama sfidon protestën nga...[VIDEO]

Rama sfidon protestën nga...[VIDEO]

Publikuar më: 12:00 16-02-2019

Ndërkohë që mijëra njerëz nga qytete të ndryshme të Shqipërisë kanë mbërritur në kryeqytet  për t’iu bashkuar protestës së opozitës së bashkuar, një tjetër event politik po organizohet në Vlorë.

Bëhet fjalë për një vizitë të kryeministrit Edi Rama, që ka njoftuar prezencën e tij në Sheshin e Flamurit, në të njëjtën orë që nis  protesta para kryeministrisë në kryeqytet.

“Bashkia që duam”, do të jetë në fokusin e takimit të Ramës me qytetarë të Vlorës, një qark ku kryeministri ka marrë edhe mandatin e deputetit.

Kryeministri Rama preferoi të mos qëndrojë në zyrë ditën e sotme, por të vijojë agjendën e tij të punës, që përkonte pikërisht me aktivitetin në qytetin bregdetar.

Rama sfidon duke publikuar pamje nga Sheshi i Flamurit.

Article Logic
Execution time: 0.0031149387359619