INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama sqaron për herë të parë se mbi ç’kritere zgjodhi ministrat e rinj, edhe unë u mora nga ''rruga''[VIDEO]

Rama sqaron për herë të parë se mbi ç’kritere zgjodhi ministrat e rinj, edhe unë u mora nga ''rruga''[VIDEO]

Publikuar më: 11:33 31-12-2018

Kryeministri Rama në takimin me gazetarë u pyet dhe për emrat e rinj të kabinetit të tij. Teksa një gazetar e pyeti se përse ministra teknike, Kryeministri tha se nuk e bën dot dallimin dhe nisi të sqarojë se qeverisja nuk është monopol. Ai vlerësoi Ministrat e rinj si më me eksperiencë se ata që ikën dhe këtu përfshiu dhe veten, ku tha se dhe atë e morën në PS nga “rruga”.

"Më kujtohet fare mirë që edhe kur krijuam qeverinë e parë u kritikova për të njëjtën gjë. Së fundmi konsideroheshin teknik.  Unë di që PS është më shumë se anëtarësia e saj, dhe ka përgjegjësine dhe detyrimin t'i japë mundësinë më të mirë përfaqësimit të interesave të shqiptarëve pa e konsideruar qeverinë si monpol. Unë di që ministrat e rinj janë më me eksperiencë se ata që u larguan në ditën e parë të qeverisë në 2013. Unë di që kjo është një nga dallimet që e bëjnë PS, PS. Unë vetë jam frut i kësaj mënyre të të qenit PS, dhe këtij raport me të gjithë shoqërinë. Kur u bëra Ministër i Kulturës nuk isha anëtar i PS, isha i marrë nga rruga në thonjaza. Kjo është një traditë pozitive dhe jam krenar që e kam thelluar.  Nuk shoh arsye për të besuar në faktin se presidenti do të marrë kohën e tij dhe do të dekretojë ministrat. Ky ngërci i kaluar do të adresohet patjetër në rrugën e  duhur, për të pasur një qartësi të plotë. E rëndësishme është që jam përpjekur të zgjedh shqiptarë të mirë,” përfundoi shefi i qeverisë.

Rama u pyet dhe për devergjencat që ka patur më parë me Erion Braçen. Po e kaloi me sportivitet përgjigjen e tij, duke thënë që, Braçes t’i merrni të keqen!

“Për sa i përket Erion Braçes, besoj që gjithë sa thatë ju tregon të kundërtën e asaj që thatë ju dhe propagandohet nga shumëkush që unë jam person që dëshiroj të rrethohem vetëm nga njerëz që janë dakord me mua. Me dabatet tona të brendshme në kryeministri. Është një e njëqinda sepse ne jemi një familje që diskuton dhe kundërshtohemi me njëri-tjetrin. E bëjmë dallimin midis qëllimit të përbashkët. Me Erion Braçen na bashkon vizioni, por në momente kemi kundërshtime. Dua t’u them gjithë atyre që më kanë kërkuar arsye dhe argumente për ta goditur, se Erion Braçes i merrni të keqen të gjithë. Për ju, Erion Braçe rron 2 mijë vjet, unë një mijë," tha Edi Rama.

Genti Cakaj, që u vendos si Ministër i Jashtëm është komentuar shumë së fundmi dhe për këtë Rama u pyet në veçanti nga gazetarët. Ai u përgjigj: “Ministri i ri i Jashtëm ka lexuar më shumë se ju CV e tij do ta keni kur të hyjë në zyrë. Unë e neveris çdokënd që e nënvizon me kosovari, si arsye që të kontestohet kjo zgjedhje. Ai është shumë i lexuar. Zgjedhje është bërë për meritë, s’ka nevojë për konspiracion! Unë nuk mendoj se ky është një moment që duhet të paragjykojmë moshën. Ka pasur raste të tjera ministrash të jashtëm apo fusha të tjera dhe kanë pasur sukses ose s'kanë pasur, por jo se kanë qenë të rinj. Të jeni të bindur se zgjedhja është bërë për meritë. Ditmir Bushati është ministri më jetëgjatë në Punët e Jashtme. Është ministri më i mirë që kemi pasur. Aman ju lutem ky vend ka pasur Ministër të Jashtëm, Aldo Bumçin dhe nuk ka bërë asnjë debat. Ky vend ka pasur barrën të mbajë si Ministër, Aldo Bumçin dhe askush nuk ka marrë mundimin të shkruajë për këtë"!

Shefi i ekzekutivit vlerësoi në veçanti ministrat në ikje Lindita Nikollën dhe Ditmir Bushatin si profesionistë të shkëlqyer.

Article Logic
Execution time: 0.0033190250396729