INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama tha që njerëzit preferojnë 50 mijë lekë ndihmë se sa të punojnë, reagon Basha: A ka njeri që e beson? [VIDEO]

Rama tha që njerëzit preferojnë 50 mijë lekë ndihmë se sa të punojnë, reagon Basha: A ka njeri që e beson? [VIDEO]

Publikuar më: 22:27 23-02-2018

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së bërë nga kryeministri Rama në Berat ku tha se njerëzit preferojnë të marrin 50 mijë lekë ndihmë ekonomike në vend që të punësohen me rroga 400 mijë lekëshe.

Duke ju referuar kësaj deklarate, thotë se a ka njeri që e beson këtë mashtrim të Ramës.

“A ka njeri që e beson mashtrimin e Ramës sot nga Berati se njerëzit preferojnë të marrin 50 mijë lekë ndihmë ekonomike në vend që të punësohen me rroga 400 mijë lekëshe???

Realiteti flet vetë me gojën e këtyre banorëve të Beratit, aty ku banda qeveritare po harxhon sot e nesër miliona lekë për ekskursionin e fundjavës, por asnjë kacidhe për njerëzit në nevojë ekstreme:, shkruan Basha në rrjetin social Facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0036859512329102