INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama tregon kushtin: Këta studentë s’duhet të paguajnë tarifë, ata që janë te zjarri, 10 vjet aty të rrinë!

Rama tregon kushtin: Këta studentë s’duhet të paguajnë tarifë, ata që janë te zjarri, 10 vjet aty të rrinë!

Publikuar më: 22:33 13-12-2018

Kryeministri Edi Rama sërish u ka bërë thirrje studentëve ftesë për dialog. Ai ka theksuar se tarifat nga ‘starti’, do të ulen për të gjitha kategoritë, por më pas varet sa të zotë do të jenë ata ta zotërojnë uljen e tarifave, nëpërmjet vlerësimeve dhe përpjekjeve që do bëjnë.

“Unë jam gati për plotësimin e kërkesave, por duhet dialog me studentët. Nuk mund të bëj plotësim pa bisedime. Unë jam dakord që të verbërit të mos paguajnë tarifë, jam dakord që studentët e ekselencë të mos paguajnë tarifë, madje për shtresat e ulëta, jam dakord që studenti vitin e parë ta ketë shkollimin falas, por duhet të dijë të ruajë mesataren”,- tha Rama në studion e Opinion..

Ndër të tjera Rama është shprehur se nuk kërkon dialog nga ata studentë që rrinë gjithë natën jashtë kryeministrisë dhe ndezin zjarre, por nga ata që janë në shtëpi, pasi këta të parët, sipas tij janë të financuar nga partitë politike.

“Ata që janë tani te zjarri, le të rrinë aty edhe 10 vjet. Në cilën familje, i thuhet prindërve unë kam këto kërkesa, dhe unë nuk pranoj që të bisedoj, mbaroni këtë punë dhe pastaj do flasim? Në cilën demokraci e keni parë ketë? Në asnjë vend s’ka bërë vaki.

Këta që janë aty te zjarri tani, janë të financuar. Me ushqime e batanije. Janë të dërguar nga partitë dhe këtë e vërtetoj. Unë flas për ata që nuk janë aty dhe që janë mijëra të tjera që i kanë ngritur këto kërkesa”, u shpreh Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438