INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama u kërkon mjekëve të ngushëllohen duke e parë atë

Rama u kërkon mjekëve të ngushëllohen duke e parë atë

Publikuar më: 14:30 26-03-2019

Kryeministri Edi Rama tha sot se mjekët nuk janë djajë, edhe pse ata sulmohen shpesh. I pranishëm në një takim me mjekët Rama, madje ngushëlloi bluzat e bardha duke e krahasuar me veten i cili është ende gjallë pavarësisht sulmeve. "Respekte dhe mos u dorëzoni. Kur të ndiheni keq nga sulmet që i bëjnë kategorisë tuaj ngushëllohuni duke menduar për mua. Mua nuk mi bëjnë sulmet si kategori por si person, dhe siç e shikoni jam gjallë dhe nuk kam ende nevojë për ju, pavarësisht se çfarë keni dëgjuar. Por është e sigurtë dhe i kam provat dhe kur unë realisht kam shkuar për të bërë konsulta. Por konsultat reale nuk dalin në kazan, dalin ato që nuk ndodhin. Unë konsultën e parë e bëj gjithmonë këtu, por nuk tregoj as se ku dhe as sesi sepse nisin fantazitë dhe për fat të mirë nga të gjitha konsultat rezultoj i sukseshshëm përballë gjithë çfarë më bëjnë. Kujtohuni për këtë dhe mos e harroni kurrë, Niçja, ai i Gjermanisë dhe jo i Shijakut, ka thënë çfarë nuk të vret, të forcon”, u shpreh ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.0029709339141846