INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama vlerëson protestën e studentëve, por jo atë të diasporës

Rama vlerëson protestën e studentëve, por jo atë të diasporës

Publikuar më: 13:19 31-12-2018

Viti po mbyllet me protesta dhe në bashkëbisedimin me gazetarëtKryeministri u pyet dhe revoltat popullore, nga ajo e studentëve deri tek ajo e ditëve të fundit e emigrantëve. Po teksa protestën e studentëve e komentoi pozitivisht duke ripërsëritur që është me studentët dhe është me protestën, atë të diasporës që u mbajt për tre ditë e kritikoi ashpër.

“Po të ishte diaspora si këta ky vend do kishte vdekur, do shkonim tek gazi i Faik Konicës. Këta 100 vetë nuk përfaqësojnë emigrantët shqiptarë,” tha Rama

Ndërsa për ligjin e arsimit të lartë këmbënguli që nuk do të ndryshojë se është cilësor.

Article Logic
Execution time: 0.0024809837341309