INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Raport i CIA-s, rritet ndjeshëm obeziteti tek shqiptarët[VIDEO]

Publikuar më: 11:26 06-11-2017

Në të gjithë botën dekadat e fundit të prekurit nga obeziteti janë dyfishuar dhe trefishuar. Edhe në vendin tonë nga viti 2014 deri në 2016 numri i të prekurve nga obeziteti është rritur, duke paralajmëruar kështu shtimin e një sërë sëmundjeve të lidhura me të, ku më kryesori është diabeti. Nga të dhënat më të fundit të publikuara nga CIA World Fact Book, prevalenca e obezitetit te të rriturit në Shqipëri arriti në 21.7% të popullsisë në vitin 2016, nga 18.1% që ishte ky tregues në 2014-n, duke u renditur në vend të 74, nga 180 vende të marra në studim.
Ndërsa në rajon Shqipëria renditet në vendin e tretë. Në vendin e parë me prevalencë më të lartë është Mali i Zi me 23.3%. Të dytët me normë më të lartë janë maqedonasit me 22.4%. Ndërsa më pak të prekur nga obeziteti janë boshnjakët me 17.9%.
Sipas ekspertëve, faktori kryesor që ndikon drejtpërdrejt në mbipeshë është kequshqyerja. Ndërsa në botë vendi me prevalencën më të lartë të obezitetit është Kuvajti me 37.9%, ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 36.2%.Dhjetë vendet me prevalencë më të ulët janë kryesisht vendet afrikane, me përjashtim të Japonisë. Kjo e fundit është e njohur për dietën e kujdesshme me bazë peshkun.

Article Logic
Execution time: 0.0034689903259277