INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Raport, universitet më të mira në botë për master biznesi! Ku ndodhet Shqipëria?[VIDEO]

Publikuar më: 12:03 31-10-2017

Në vendin tonë ka të paktën 10 fakultete ekonomiku publike dhe private.  Cilësia e tyre sa i përket niveleve të vendit rezulton nga shumë studime dhe analiza për rang kombëtar si nga më të mirët në raport me fakultete të tjerë. Po në raport me nivelet ndërkombëtare s’jemi kërkund. Pasi së fundmi një raport i publikuar nga The Economist për 2017, as që na përfshin fare apo të paktën nuk renditemi tek100 më të mirët. Godasin me studentë, petagogë apo dhe literaturaë cilësore për masterat në fushën e administrim biznesi universitete Amerikane e 16 prej tyre rezultojnë në 20 vendet e para. Universiteti i Northwestern është në vendin e parë.
Studentët e këtij universiteti vlerësojnë facilitetet dhe kulturën bashkëpunuese e 97% e tyre gjejnë një punë brenda tre muajve pas diplomimit.
Edhe disa nga Universitetet Europiane më të mira janë në këtë listë të 2017, ku mund të përmenden shkollat e biznesit nga Belgjika, Danimarka, Franca, Gjermania, Irlanda, Italia, Monako, Hollanda, Spanja, Britania e Madhe dhe Zvicra. Ndërsa nga ato aziatike, në listë janë universitete nga Singapori, Kina dhe Australia.

Article Logic
Execution time: 0.0034768581390381