INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Raporti i FH: Demokracia po tkurret në gjithë botën, po Shqipëria...[VIDEO]

Publikuar më: 10:05 16-01-2018

Shqipëria ende nuk ka bërë përmirësime në drejtim të lirisë apo dhe uljes së korrupsionit. Ky lajm aspak i mirë është publikuar në raportin e fundit të Freedom House. Edhe këtë vit Shqipëria renditet në vendin 68-të nga 195 ekonomi të marra në studim.
Vendi ynë bën pjesë në shtetet pjesërisht të lira. Sipas studimit në total rezulton se vetëm 45% e shteteve janë të lira, 30% pjesërisht të lira dhe 25% s’janë aspak të lira. Për këtë çështje Shqipëria vlerësohet me 3 pikë nga 7 të mundshme.
Edhe korrupsioni vijon të mbetet shqetësimi kryesor e ndërhyrja e bizneseve të fuqishme, politikës dhe mediave pengon zhvillimin e lajmeve me të vërtetë të pavaruara, citohet në raport për vendin tonë.
Veç Shqipërisë si shtete pjesërisht të lira në rajon rezultojnë dhe Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Bosnja, ndërsa liria në Serbi është vlerësuar në rënie, por gjithësesi rezulton ende vend i lirë. Në studim është nxjerrë dhe një konkluzion se demokracia po tkurret në të gjithë botën. Duke nisur që nga Shtetet e Bashkuara që sipas raportit Amerika po heq dorë nga roli tradicional si kampione e idealeve demokratike, ndërsa Rusia dhe Kina kanë rritur represionin. Ndërsa në fund të listës si vende aspak të lira janë renditur Siria, Sudani Jugor, Koreja e Veriut dhe Turkmenistani.

Article Logic
Execution time: 0.0035290718078613