INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti i OKB-së: Ç’po ndodh në Ballkanin Perëndimor, nivele alarmuese të ndotjes së ajrit

Raporti i OKB-së: Ç’po ndodh në Ballkanin Perëndimor, nivele alarmuese të ndotjes së ajrit

Publikuar më: 11:14 11-06-2019

Nuk kanë të sosur problemet për Ballkanin Perëndimor. Qytetarët e rajonit po përballen me nivele alarmuese të ndotjes së ajrit që po reduktojnë jetëgjatësinë e tyre.

Kështu ka deklaruar në një raport të fundit Organizata e Kombeve të Bashkuara, i cili thekson se rajoni ende i pazhvilluar, politikisht i brishtë, është ende shumë i varur nga djegia e qymyrit për të gjeneruar energji.Raporti i publikuar është përgatitur në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe institucionet e menaxhimit të cilësisë së ajrit në Shqipëri, Bosnjë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni Veriore dhe Serbi.

Ajo u bazua në të dhënat e mbledhura për një minimum prej 274 ditësh në vit.“Popullsia është e ekspozuar ndaj disa prej përqendrimeve më të larta të ndotjes së ajrit në Evropë deri në pesë herë më të larta se nivelet kombëtare dhe të BE-së”, tha raporti, duke identifikuar mungesën e qasjes së rajonit në burimet moderne të energjisë së rinovueshme, si shkak i ndotjes së ajrit.

Pesëmbëdhjetë centrale aktive me qymyr, disa prej të cilave janë të vjetëruara, në pesë vende të Ballkanit Perëndimor pompojnë në ajër sasi të konsiderueshme të dioksidit të squfurit, oksidit të nitrogjenit dhe pluhurit ose lëndës së grimcave. Gjithashtu, deri në 88% të ndërtesave përdorin sisteme të decentralizuara të ngrohjes që përdorin energji joefikas, citon raporti.

Në 18 qytetet kryesore të analizuara, mes të cilëve edhe Tirana, raporti tha se ndotja e ajrit po shkaktonte një numër të konsiderueshëm vdekjesh të parakohshme. “Ndotja e ajrit në qytetet e Ballkanit Perëndimor shkakton rreth 15% dhe 19% të totalit të vdekshmërisë dhe zvogëlon jetëgjatësinë prej 1.1 deri në 1.3 vjet”, thuhet në raport.

Raporti nënvizon  se në qytetet e Ballkanit, kufizimet e përditshme të shëndetit për ekspozimin ndaj grimcave me diametër të madh të blozës dhe lëndës tjetër, u tejkaluan në mes 120 dhe 180 ditë në vit. Kjo është shumë më e lartë se sa lejohet nga ligjet kombëtare dhe të BE-së, të cilat kufizojnë numrin e ditëve të tilla vetëm në 35 vjet.

Article Logic
Execution time: 0.0034501552581787