INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Raporti i OKB-së, shqiptarët më të pashkolluarit e rajonit[VIDEO]

Publikuar më: 11:45 29-11-2018

Kombet e Bashkuar në raportin Zhvillimi Njerëzor kanë analizuar vitet e shkollimit për banorët e disa shteteve. Shqipëria paraqitet me nivelin më të ulët të shkollimit në rajon për personat mbi 25 vjeç.
Në realitet numri mesatar i viteve të shkollimit të shqiptarëve është 10 nga 14 vite e 9 muaj që duhet të ishte. Diferenca midis tyre është 4 vite e 9 muaj vite shkollim më pak, që dhe rezulton si më e larta në rajon.
Pas Shqipërisë, diferencën më të lartë e ka Bosnje dhe Hercegovina, me një diferencë prej katër vitesh dhe gjashtë muajsh. Vitet e pritshme për t’u shkolluar në Bosnje dhe Hercegovinë janë 14 vite dhe 2 muaj, ndërsa vitet mesatare në realitet janë 9.7 vite. Po dhe Maqedonia ka numrin e viteve më të ulëta për sa i përket shkollimit në rajon, rreth 13.3, por mesatarisht individët mbi 25 vjeç kanë kryer vetëm 9 vite e 6 muaj shkollimi.
Në Serbi vitet e pritshme të shkollimit janë 14.6, ndërsa mesatarisht individët atje kanë kryer rreth 11 vite.

Vitet e pritshme të shkollimit janë më të larta në Malin e Zi, ku një fëmijë që regjistrohet në shkollë duhet të kryejë rreth 14.9 vite shkollë, ndërsa mesatarisht bëjnë rreth 11.3 vite. Diferenca në Malin e Zi midis këtyre dy treguesve është 3.6 vite, ndër më të ulëtat në rajon së bashku me Serbinë.

Article Logic
Execution time: 0.0038468837738037