INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti italian për drogën, Kryemadhi: Shqipëria origjina e kanabisit

Raporti italian për drogën, Kryemadhi: Shqipëria origjina e kanabisit

Publikuar më: 12:06 12-07-2018

Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat ka zbardhur një raport nga Italia në lidhje me lëndën narkotike që del nga vendi ynë.

Sipas kryetares se LSI-së vetëm brenda 2017 janë prodhuar 90 ton drogë nga e cila janë sekuestruar vetëm 41 ton.

Në fjalën e saj Kryemadhi ka deklaruar se zgjidhja e këtij 'llumi' është largimi i kryeministrit Rama.

“Shqipëria është vendi i shumicës së sasive të kanabisit që kanë si destinacion tregjet italiane dhe europiane prodhimi dhe trafikimi i kanabisit.

Vetëm në 2017 nga 90 ton janë kapur 41 ton që ishin kapur në 2016, po zhvillohet trafikimi me ritme të shpejta.

Klanet shqiptare kanë treguar se kanë një aftësi në rritje të menaxhimit dhe kultivimit të marijuanës dhe trafikimit të saj.

Grupet e krimit shqiptar konkurrojnë me organizatat kriminale europiane për kontrollin e territorit të rrugëve të trafikimit të drogës në Europë.

Shqiptarët zënë vendin e parë në rrjetet kriminale të huaja të narkotrafikut ku përfshihet dhe trafiku i drogave të rënda.

Raporti vlerëson se 94 raste të raportuara në vitin 2017 të trafikimit të drogës janë më të larta në dekadën e fundit ndërkohë që vlera më e ulët shënohej në vitin 2011 me 49 raste. Por grupet shqiptare nuk e kanë kufizuar aktivitetin e tyre vetëm në trafikun e marijuanës. Raporti i drogës italiane.

LSI ka një plan, premton se në tre muaj të pastrojë Shqipërinë nga droga dhe llumi i Ramës, që të pastrojë vendin nga paratë e drogës, zhdukjen e monopoleve, shëndetësi dhe arsim të barabartë për të gjithë, të shpëtojmë trashëgiminë kulturore,” deklaroi Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.00295090675354