INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Recetë për kek tortash [FOTO]

Recetë për kek tortash [FOTO]

Publikuar më: 10:53 10-03-2018

Nga Jennifer McGinley

Mënyra e përsosur për të treguar pak dashuri për një grua (në Ditën e Gruas, ose çdo ditë të vitit) është t’i japësh asaj diçka të ëmbël, të freskët, të bërë vetë në shtëpi dhe të shijshme! Thuhet se rruga për të fituar zemrën e një burri është nëpërmjet stomakut të tij, por shumë nga ne pajtohemi që e njëjta gjë mund të thuhet edhe për ne. Ose, në fillim na përmbushni edhe pak emocionalisht, pastaj lëvizim me shpejtësi drejt stomakut.

Javën e kaluar folëm për një recetë të lehtë për biskota, kurse sot kemi një recetë të lehtë për kek tortash. Gjëja e mirë me këto receta bazë, është se sapo të keni gjetur recetën e duhur, mund të jeni të lirë të jeni krijues me shijet. Gjëja kryesore për të mbajtur mend, nëse ju ndodh mos ta keni të shkruar këtë recetë, është se katër përbërësit kryesore kanë të njëjtën peshë.

225gr gjalpë, në temperaturë ambienti

225gr sheqer

4 vezë të mëdha, në temperaturë ambienti

225gr miell tortash

6gr ose 1 ½ lugë çaji pluhur pjekjeje (baking powder)

1.5gr ose ¼ lugë çaji sodë pjekjeje (baking soda)

1.5gr ose ¼ lugë çaji kripë

1 paketë sheqer vanilje

Ide për shije:

Për aromë agrumesh, shtoni lëkurën e një limon ose portokalli. Për aromë çokollate zëvendësoni 65gr miell me 65gr pluhur kakao.

Si ta përgatisim dhe gatuajmë kekun:

1. Ngroheni furrën tuaj në 190°C (*ose 170°C për një furrë me ventilator). Pasi ta vendosni kekun në furrë, reduktojeni temperature në 180°C (*150°C).

2. Përgatisni dy tava pjekje për torta me diametër rreth 20cm duke vendosur brenda tyre një shtresë vaji ose gjalpi. Merrni një majë ose dy miell dhe hidheni brenda tavës duke e lëvizur në mënyrë që mielli të ketë veshur nga brenda të gjithë tavën. Për të hequr miellin e tepërt, thjesht ktheni përmbys tavën.

3. Duke përdorur një mikser tavoline ose një mikser dore, filloni të rrihni gjalpin duke shtuar gradualisht sheqerin dhe sheqer vaniljen, deri sa të formohet një masë e lehtë. Kjo do të zgjasë rreth katër ose pesë minuta.

4. Përzieni së bashku përbërësit e thatë mënjanë (miellin, pluhurin e pjekjes, sodën e pjekjes, kripën, kakaon, etj.).

5. Shtoni vezët një nga një, duke i përzier. Para se të hidhni vezën e fundit, shtoni dy lugë nga përbërësit e thatë.

6. Bashkoni me kujdes përbërësit e thatë me masën e gjalpit, sheqerit dhe vezëve. Përdorni sitën për të mos formuar kokrriza. Në këtë fazë të përzierjes përdorni një spatul kuzhine, por mos i miksoni shumë përbërësit së bashku pasi keku juaj nuk do të dalë mirë. Përzierja duhet të bjerë nga luga këndshëm. Nëse është shumë e thatë për të rënë nga luga, shtoni një lugë gjelle qumësht.

7. Ndani masën midis dy tavave dhe piqini për rreth 25 minuta. Nga sipër keku duhet të jetë ngjyrë kafe të artë dhe nëse fusni një kruajtës dhëmbësh ose shkop shishqebabi në mes të kekut, ai duhet të dalë i pastër.

8. Pas pjekjes, lërini të ftohen në tavat e tyre për rreth 5-10 minuta. Më pas përdorni një spatul kuzhine anash kekut për ta ndarë nga tava. Kthejeni tavën përmbys mbi një zgarë, nëse keni një, ose vendosni një pjatancë mbi tavën dhe më pas kthejeni përmbys.

9. Lërini të ftohen plotësisht para se të shtoni shtresat dhe mbushjet me krem, fruta, reçel, etj.

Shënim: Përdorni sheqer me kristale të vogla për këtë recetë, nëse gjeni. Mielli për çdo përdorim mund të përdoret, por keku nuk do të jetë aq delikat sa duhet. Ndonjëherë unë përdor pak nga të dyja për të marrë cilësinë që dëshiroj. Kini kujdes me sodën e pjekjes. Shumë sodë mund të japë një shije të keqe.

Për t’u siguruar plotësisht që keku juaj nuk ngjitet me tavën, prisni një letër pjekje në formë rrethi dhe vendoseni atë në fund të tavës. Hapeni dhe mbylleni derën e furrës me kujdes kur kontrolloni kekun dhe prisni të paktën 20 minuta para kontrollit të parë. Nëse jeni afër furrës, do të ndjeni aromën e këndshme të kekut sapo të jetë gati për të dalë. Pjekje të mbarë!

Falenderojmë Jennifer McGinley për shkrimin e publikuar në intv.al

28907268_10213419770962022_1896050890_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0021350383758545