INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma e pensioneve/ Financat e pranojnë, ka probleme

Reforma e pensioneve/ Financat e pranojnë, ka probleme

Publikuar më: 16:05 16-10-2018

Edhe pse reforma e pensioneve është konsideruar nga qeveria si një nga më të suksesshmet, Ministria e Financave dhe Ekonomisë pranon se në 3 vitet e aplikimit të saj janë shfaqur problem. Për këtë arsye është përgatitur një draft me ndryshimet e propozuara, të cilat janë nxjerrë për konsultim publik. Problematika është shfaqur në caktimin e pensioneve të fshatit e më konkretisht për të vetëpunësuarit në bujqësi, të cilët për zonat fushore aktualisht paguajnë 38.400 lekë në vit ndërsa për zonat malore 29.400 lekë, çka sipas ministrisë paraqet diferencë të ndjeshme me të vetëpunësuarit në qytet, të cilët paguajnë 66.240 lekë në vit. Diferenca është paguar deri tani nga buxheti i shtetit, por për të shmangur, atë që dikasteri i financave e quan diskriminimin midis të vetëpunësuarve, propozohet që të vetëpunësuarit në bujqësi kanë detyrimin të paguajnë kontributet e llogaritura mbi një pagë minimale për ta, që mbetet për t’u përcaktuar me vendim qeverie. Kjo përkthehet se masa e kontributit të sigurimeve shoqërore që do të paguhet do të jetë sa 23% e kësaj page, pra nëse paga minimale për të vetëpunësuarit në fshat do të përcaktohet në masën 20 mijë lekë, atëherë masa e kontributit do të shkojë në 55.200 lekë/vit. Gjithashtu, në rast se të vetëpunësuarit në bujqësi do të duan të kontribuojnë më tepër, me qëllim për të përfituar një pension më të lartë, atëherë do të kenë mundësinë që mund të paguajnë edhe mbi nivelin e pagës minimale në shka

Article Logic
Execution time: 0.0032379627227783