INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma e ujit. Deputeti i PD: “Narkoshteti mobilizohet kundër shqiptarëve” [FOTO]

Reforma e ujit. Deputeti i PD: “Narkoshteti mobilizohet kundër shqiptarëve” [FOTO]

Publikuar më: 11:52 30-10-2017

Deputeti demokrat Klevis Balliu ka reaguar ashpër pas publikimit të nismës së Kryeministrit Edi Rama, se nga janari do të nisë reforma e ujit, një tjetër nismë kjo e shumicës së majtë pas asaj të energjisë elektrike. Nëpërmjet një statusi në facebook deputeti demokrat akuzon Kryeministrin se po varfëron qytetarët duke pasuruar oligarkët.
Klevis Balliu:
“Narkoshteti mobilizohet kundër shqiptarëve.
Për ti dhënë pushtet krimit duhet me patjetër të varfërohet populli.
Ndaj dhe sot IL CAPO DEI CAPI po ndërmerr një sërë “reformash”, të cilat vetëm do të varfërojnë shqiptarët edhe më shumë.
Këtë IL CAPO DEI CAPI e quan që po BËN SHTET.
Të bësh SHTET me këtë qeveri do të thotë të arrestojmë shqiptarët për ujë dhe drita, edhe kur qytetarët nuk kanë mundësi të paguajnë faturat e narkoshtetit të Edi Ramës.
Të arrestojmë ata që flasin kundër narkoshtetit dhe të ndihmojmë e të mbrojmë narkotrafikantët të cilët sot marrin 5 milion euro në muaj.
TURP.
Por pse nuk bën Shtet duke arrestuar narkotrafikantët.
JO: Nuk e bën sepse ata janë ushqimi i kësaj qeverie ata janë sponsorët e kësaj qeverie.
??✌️??✌️??

klevisi.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0036618709564209