INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Regjisori Basha tregon arsyen e largimit të Mamaqit nga Portokalli: Ermalit i pëlqyen fustanet, nuk kam hequr njeri nga puna [FOTO]

Regjisori Basha tregon arsyen e largimit të Mamaqit nga Portokalli: Ermalit i pëlqyen fustanet, nuk kam hequr njeri nga puna [FOTO]

Publikuar më: 13:42 08-11-2017

Jo pak  largime janë bërë nga spektakli i humorit ‘Portokalli”. 

Disa prej aktorëve  që kanë qenë pjesë e tij që prej fillimit, vendosën të shkëputen përfundimisht për të vazhduar një tjetër aventurë. Ndërkohë që vetë aktorët nëpër intervista të ndryshme kishin treguar arsyet e largimeve, regjisori Altin Basha ka folur së fundmi për njërin prej tyre.  Teksa ishte i ftuar në një forum në Uet, Basha u pyet nga dikush për rivalitetin që i sot i bën “Portokallisë” , spektakli i njërit prej ish aktorëve të tij, Ermal Mamaqit . Për këtë Basha u shpreh hapur:

“Ermali u largua nga Portokallia për fustanet e nuseve, i pëlqeu më mirë biznesi, nuk pati asnjë problem. E ka maksimizuar veten në atë emision, emisionin e ka mirë, e ka interesant. Në Portokalli i është dukur sikur është në mes të buqetës, ndoshta më i eklipsuar. Por nuk ka probleme në këtë pikë, se ka shumë diskutime që unë kam përzënë shumë njerëz nga Portokallia, në fakt ikin njerëzit që nuk mbajnë presionin, kjo është gjithë ideja  dhe kur ulet performanca. Unë s’jam një person i interesuar që të heq aktorët e mirë nga emisioni se nuk kam asnjë interes. Unë kam interes t’i kem aty”.

maxresdefault_1.jpg

1263215768-shblsh.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042581558227539