INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Renault sjell versionin e ri të Kadjar

Renault sjell versionin e ri të Kadjar

Publikuar më: 15:39 14-09-2018

Renault ka lansuar përditësimin e ri të rivalit të Qashqait, Kadjar.

Modeli i ri është shpalosur para debutimit në Paris Motor Show muajin e ardhshëm. Ai vjen me ndryshime në dizajn dhe ekonomi.

Që nga lansimi më 2015, kompania thotë se ka shitur më shumë se 450 mijë njësi

Instagram Banner

Ndryshimet më të mëdha të Kadjarit të ri janë në pjesën e përparme, te dritat. Ndryshime ka edhe në interier sa i përket teknologjisë, dritaret elektronike dhe të pasqyrave tashmë janë ridizajnuar plotësisht. Ulëset, sipas kompanisë, janë më të rehatshme.

Nën kofano, Kadjari vjen me motorin më të ri 1.3-litërsh benzinë me katër cilindra me 138 dhe 158 kuajfuqi. Motorët dizel 1.5 dhe 1.7-litërsh janë më të pastër sipas kompanisë, me versionin e fundit që ofron 148 kuajfuqi.

Article Logic
Execution time: 0.0035800933837891