INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reshat Arbana: Teatri nuk preket, do rrij aty ku është!

Reshat Arbana: Teatri nuk preket, do rrij aty ku është!

Publikuar më: 14:17 14-06-2018

Gjatë dëgjesës së sotme fjalën e ka marr dhe aktori i njohur Reshat Arbana, i cili ka theksuar se Teatri duhet të mbetet aty ku është.

Arbana deklaroi gjithashtu se dhe shuma që thuhet se kushton rikonstrukturimi është tepër e lartë dhe jo e saktë.

“Them që teatri duhet të mbetet aty. S’jam dakord që u dashkan 1 milion dollarë për tu rikonstruktuar. Le të mendojnë për këtë punë ata që janë specialist, lërjani territorin e teatrit Tiranës.

Le të bëhet një teatër i mirë, të lemë këta aktorë të ushqejnë me emocione popullin sepse të themi të drejtën vuajmë për këtë pjesë.

Nëse do vazhdoni të dëgjoni të gjithë, mendojeni më hollë sepse me 200 vetë nuk do dilni kurrë në krye.

Mendoni, po jo me kaq kallaballëk, sepse secili ka mendimin e tij, merrni ata që merren me këtë punë, merrni grupet e interesit, arkitektët”, u shpreh Arbana.

Article Logic
Execution time: 0.0034449100494385