INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Moti i keq, dëmet e para[VIDEO]

Publikuar më: 10:58 02-01-2018

Pas një moti me diell për disa ditë me rradhë, që mbrëmjen e së hënës ai ka ndryshuar totalisht. Edhe pse i ftohti është zbutur disi rreshjet e shiut dhe dëborës janë rikthyer. Parashikohet që ato do të jenë prezent pothuajse në të gjithë territorin e vendit dhe se nuk do të ndalen e të paktën për tre ditët në vijim.
Gjithësesi temperaturat më ekstreme minimale dhe maksimale nuk do të jenë me minus, por nga 1 °C  deri 8 °C. Kurse në bregdet ato to te jenë nga 9 °C  deri 14 °C.
Moti i keq është shoqëruar me erë të fortë, ku për pasojë kanë rënë dhe gurë në disa akset nacionale. Situata është paraqitur e vështirë që në orët e para të mëngjesit dhe punonjesit e drejtorive të rrugëve kanë dalë në terren për të pastruar dhe izoluar rënien e gurëve të tjerë. Më problematik rezulton aksi Përrenjas-Librazhd. Ndërsa policia këshillon të gjithë drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes.

Article Logic
Execution time: 0.0019478797912598