INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rihanna thyen heshtjen duke treguar për planet e martesës dhe kur do të bëhet nënë...[FOTO]

Rihanna thyen heshtjen duke treguar për planet e martesës dhe kur do të bëhet nënë...[FOTO]

Publikuar më: 12:10 12-06-2019

Rihanna është një ndër këngëtaret me famë botërore, e suksesshme dhe e dashur për të gjithë publikun në mbarë botën.

Siç e dimë, këngëtarja është e fejuar me miliardierin nga Arabia Saudite, Hassan Jameel, të cilët janë shumë të rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e tyre private.

Disa ditë më parë, ata janë parë së bashku shumë të lumtur në një jaht në Capri të Italisë së bashku me familjen e Hassan ku me sa duket lidhja është tepër serioze.

Intervistat e këngëtares janë shumë të rralla, por së fundmi ajo ka thyer heshtjen dhe ka folur për jetën private, si dhe për planet për martesë. Në një intervistë për revistën “Intervieë” ajo ka pranuar se është e dashuruar gjë që u dallua dhe në udhëtimin e saj të fundit me të dashurin e saj miliarder Hassan Jameel.

Gjatë intervistës ajo është pyetur nëse ka ndërmend të martohet, por këngëtarja ka heshtur pak dhe më pas është përgjigjur duke u shprehur:

“Vetëm Zoti e di këtë gjë. Ne bëjmë plane dhe Zoti qesh, apo jo?”

Pa nguruar fare, ajo ka zbuluar dhe dëshiren e saj më të madhe, e cila është që të bëhet sa më shpejt nënë, duke treguar se lidhja e saj me Hassan është një ndër gjërat që i ka ndryshuar balancën mes jetës dhe punës.

“Dy vitet e fundit kam kuptuar se duhej të krijoja më shumë kohë për veten time, sepse kjo ndikon drejtpërdrejt në shëndetin mendor. Nëse nuk je i lumtur nuk do të jesh i lumtur edhe nëse bën gjëra që ty të pëlqen t’i bësh. Do të dukej si një detyrim dhe unë nuk dua që puna të duket si detyrim. Karriera ime është qëllimi im dhe nuk duhet të duket si asgjë tjetër përveçse si një vend i lumtur. Unë kam nisur një marrëdhënie dhe kjo ka rëndësi për mua. Ashtu siç ushqej biznesin tim, duhej ta ushqej edhe këtë gjë. Do t’i lë të gjitha gjërat për dy ditë ose tri ditë. Tani në kalendarin tim ka një ‘P’ që do të thotë ditë personale. Kjo është një gjë e re”- ka rrëfyer Rihanna.

SEI_731779741.jpg

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0079760551452637
    array(1) { ["section"]=> string(77) "rihanna-thyen-heshtjen-duke-treguar-per-planet-e-marteses-dhe-kur-do-te-96064" }