INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rihyjnë në lojë ndërkombëtarët, a do të vendoset dialog mes Ramës e Bashës?

Rihyjnë në lojë ndërkombëtarët, a do të vendoset dialog mes Ramës e Bashës?

Publikuar më: 12:27 15-05-2019

Gjatë ditëve të fundit po vihet re një riaktivizim të ambasadorëve dhe ndërkombëtarëve, të cilët kërkojnë me urgjencë vendosjen e urave të komunikimit mes opozitës dhe maxhorancës.  Data e zgjedhjeve është e afërt, por siç tha kryeministri Edi Rama dje, deri më 30 qershor koha politike është e gjatë dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë. 

Nëse i referohemi deklaratave të tij, situata do të shkojë drejt normalizimit.  Por fakt është se situata aktualisht duket e tensionuar, me një opozitë që përgatit aksionin e ardhës dhe me një mazhorancë që duket e vendosur të shkojë edhe e vetme në zgjedhjet e 30 qershorit. Ajo që ka ndryshuar sidomos këto dy ditë janë ndërkombëtarët, të cilët kanë shtuar thirrjet për dialog, e disa prej tyre kanë ofruar ndërmjetësim.
I fundit është ambasadori austriak, Johan Sattler.

“Është koha të mendojmë për dialog politik dhe të funksionojë dialogu. Retorika duhet të ndryshoje. Përfaqesuesit ndërkombetarë janë në vend për të ndihmuar por përgjegjësia bie mbi vet drejtuesit e vendit”, ka thënë Sattler nga qyteti i Patosit.

Dy ditë më parë, zëvendëskryetari i grupit parlamentar të Unioni Kristiandemokrat / Unioni Kristiansocial (CDU/CSU) në Bundestag dhe njëherazi kryesues i grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, Johann David Ëadephul (CDU), si edhe raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Bundestagut për Çështje të Jashtme, Christian Schmidt (CSU), kërkuan uljen në tryezë më mënyrë urgjente.

CDU/CSU ofron ndërmjetësim. “Qeveria dhe opozita tani duhet të hyjnë në dialog urgjentisht dhe pa asnjë parakusht dhe të jenë të gatshme për kompromise. Të dyja palët janë njësoj përgjegjëse për paqen e brendshme dhe për krijimin e kushteve për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Ata që nuk janë të gatshëm ta bëjnë këtë menjëherë, janë duke e çuar veten drejt izolimit politik. Ne jemi të gatshëm për të ndihmuar në kapërcimin e krizës", shkruhej në deklaratën e dy politikanëve gjermanë.

Për këto thirrje kanë folur dhe vetë liderët, Rama e Basha. Dje Lulizim Basha ia la të hapur derën ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës. "Iu kam komunikuar se e mirëpres angazhimin e tyre për zgjidhjen e krizës politike në vend. PD dhe opozita kanë qenë dhe janë gati të përfshihen në një proces të vërtetë politikë me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë për të zgjidhur këtë krizë", tha Basha. 

Ndërsa nga ana e tij, kryeministri shpreh gadishmërinë për dialog në çdo formë e pa kushte. "Përsa i përket dialogut nuk kam nevojë as për gjermanë, amerikanë, holandez, francez, norvegjezë, për t’u ulur. E kam thënë dhe përsëris dialogu është i patjetërsueshëm dhe i pazëvendësueshëm në procesin e bashkëjetesës politike", u shpreh dje Rama. 

Article Logic
Execution time: 0.0039200782775879