INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehen divat e muzikës shqiptare me një recital live [FOTO]

Rikthehen divat e muzikës shqiptare me një recital live [FOTO]

Publikuar më: 16:41 19-04-2018

Muzika dhe këngët e tyre iu kanë shoqëruar prej vitesh. Dhe pas kaq kohësh pauzë, ka ardhur momenti që këto hite të rikthehen.

Në datën 16 maj, në Pallatin e Kongreseve katër emrat më të suksesshëm të muzikës shqiptare Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima do të mbajnë një recital ku performancat e tyre do të jetë live.

Njoftimin zyrtar e ka bërë këngëtarja Irma Libohova nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj personale në ”Instagram”.

“Për herë të parë Irma, Rovena, Eneda dhe Besa vijnë në një recital madhështor Live! Një udhëtim magjik ndër vite me hitet më të njohura, në shoqërimin e orkestrës simfonike, nën drejtimin e Elton Dedës. Performancat më moderne e artistike do ju rrëmbejnë mbrëmjen e 16 Maj, Ora 20:00. “Divas Live” në Pallatin e Kongreseve”- ka shkruar këngëtarja në “Instagram”.

sfetrety.png

Article Logic
Execution time: 0.0034968852996826