INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehen emocionet e Europa League, ja përballjet më interesante!

Rikthehen emocionet e Europa League, ja përballjet më interesante!

Publikuar më: 14:56 11-04-2019

Sonte në orën 21:00 luhet akti i parë i katër çerekfinaleve të këtij sezoni në Europa League. 8 skuadra që kërkojnë triumfin dhe spektakli do të jetë i garantuar, kjo falë përballjeve interesante që ka rezervuar fati. Padiskutim përballja më interesante është Arsenal-Napoli me italianët që do të vizitojnë londinezët në stadiumin “Emirates” ku do të tentojnë të marrin një rezultat pozitiv. Por edhe Arsenali ka të vetmin objektiv fitoren pasi triumfi në Europa League do i siguronte kualifikimin në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve sepse lufta për top katërshe në Premierligë është mjaft e zjarrtë.

Ndërkohë në sfidën tjetër “Slavia e Pragës” kundër Chelseat, favoritë janë blutë e Londrës të cilët ashtu si Arsenali kanë objektiv triumfin në Europa League për t’u kualifikuar në Champions, në sezonin tjetër.

Dy ndeshjet e tjera interesante në kuadër të çerekfinaleve të Europa League janë pikërisht përballjet mes shqiponjave të Benficas dhe Eintrachtit të Frankfurtit që eliminoi Interin, si dhe përballja mes dy klubeve spanjolle, Villarrealit e Valencias, të cilat eleminuan skuadrat ruse, Zenitin e Krasnodarin.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0075149536132812
    array(1) { ["section"]=> string(68) "rikthehet-emocionet-e-europa-league-ja-perballjet-me-interesan-91195" }