INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet Eri Dee! Këtë herë në bashkëpunim ... me kë? Ja ç'thotë producenti i njohur [FOTO]

Rikthehet Eri Dee! Këtë herë në bashkëpunim ... me kë? Ja ç'thotë producenti i njohur [FOTO]

Publikuar më: 16:55 19-09-2019

Ai është një ndër producentët dhe Dj më të dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm. Emri i tij tashmë është ndër më të dëgjuarit dhe të suksesshmit në treg.
Prej shumë vitesh na ka dhuruar vetëm produksione shumë të pëlqyera nga ne dhe që të gjithë i kemi shijuar dhe kërcyer në club-e, por duhet ta pranojmë se na ka munguar së fundmi me projektet e tij solo apo si feature, me bashkepunime.

Epo si duket Eri Dee ka një super surprizë për të gjithë ne!

Pas tre vitesh munges Dj dhe producenti i njohur ka vendosur të kthehet përsëri në tregun muzikor shqiptar. Projekti i tij më i ri muzikor pritet të lançohet së shpejti dhe ai kthehet jo vetëm, por me një bashkëpunim. Ne dimë të themi se kënga ka shumë mundësi të jetë në gjuhën angleze, por mezi po presim surprizë nga Eri Dee.
“After three years of pause New song Cooming soon… Eri Dee &…. Stay tuned”. ka shkruar ai në story-n e tij në Instagram, siç mund ta shihni më poshtë.

24a73ab4-82a0-4920-9370-9c11d90c1620.jpg

Kujtojmë se "Booty" nga Eri Dee ka qenë një ndër HIT-et më të dëgjuara për verë 2015 dhe vlen të thuhet se është klipi më i shikuar nga Dj shqiptar pa një bashkëpunëtor në këngë. Por nuk duhen lënë pas edhe HIT-et e tij në bashkëpunim me Fifi-n, "Kus Kus" dhe "Dope", këngë këto që bënë që edhe emri i Fifit të njihej akoma edhe më shumë në tregun shqiptar. Gjithashtu edhe "Fishekzjarre" në bashkëpunim me Gent Fatali.

kus-pas.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0033490657806396