INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rini e shthurur, apo keq-prinderim?

Rini e shthurur, apo keq-prinderim?

Publikuar më: 11:05 24-02-2018

Nga Ida Nurçe

Jo ore jo. Femijet po i dergoni vete ne gremine! Jeni ju, ata qe po shkateroni sistemin e tyre mendor! Ju prinderit e pasur, qe per liber edukimi keni lekun. Mos u ankoni, qe rinia e sotme eshte dembele, e papune, e varur nga teknologjia etj etj...

Hidhni nje sy pertej mureve te pasurise! Andej jashte, ka edhe te rinj te cilet bejne pune nga me te ndryshmet, per t’i dale vete per zot jetes! Ka edhe te rinj te cilet kane sakrifikuar cdo gje per te perfunduar nje universitet. Ka te rinj qe kane sakrifikuar edhe “qendrimin me familjen” per te arritur objektivat qe i kane vene vetes. Ka edhe te rinj te cilet punojne pa pushim per te ngjitur shkallet e karrieres, qe i kane premtuar vetes dhe familjes! Ka edhe te rinj te cilet jeta i ka detyruar te mbajne edhe familjen e tyre. Ka edhe ndryshe nga ajo qe jeni mesuar ju te shihni.

Mos u ankoni per femijet tuaj te llastuar, te cilet dine te bejne vetem nje gje, te shesin mend ne nje shoqeri kaq te varfer sa e jona.

Po pse ore prinder te dashur, kjo eshte jeta?! Te hash para atyre qe nuk kane?!

Po kur vajzat tuaja ekspozojne cdo gje qe munden, per t’u dukur sexy, per te qene IN, per te ndjellur gjinine e kunder ne po te njejten gjendje, si ndjeheni ju?! Jeni krenare?! Une nuk e besoj. Nuk e besoj per faktin e vetem, se ju vete jeni rritur me fryme tjeter dhe nuk besoj qe jeni bere kaq mendjehapur meqe kohet kane ndryshuar.

Jam kurioze te di, cfare do benin femijet tuaj nese nuk do ishin nen hijen tuaj?! Provoni t’i lini nje dite vetem, mes kater udheve! Mos ju jepni asgje! Dhe na tregoni cilen udhe do marrin! ? Kam degjuar plot raste femijesh te prinderve te pasur neper bote, por ne asnje moment asnjeri prej tyre nuk i kishte lene te vegjetojne me leket e tyre. Ndodh e kunderta. I vene te punojne, te dine vleren e jetes dhe te punes. Por ne jemi shoqeri e keq-eduakuar, nga JU.

Ndaj boll ia drejtuat gishtin rinise, ne nje kohe qe jeni ju qe me femijet tuaj jepni nje shembull te keq!

Falenderojmë Ida Nurçe për shkrimin e publikuar në intv.al

Article Logic
Execution time: 0.0019629001617432