INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rishfaqet live Lulzim Basha, bën dy denoncime të forta

Rishfaqet live Lulzim Basha, bën dy denoncime të forta

Publikuar më: 14:47 22-08-2019

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka denoncuar në media dy ngjarje politike të rëndësishme. Së pari Kryedemokrati denoncoi, Agim Kajmakun kreun e Bashkisë Vorës dhe akuzoi Edi Ramën që ishte në dijeni të precedentit të tij penal në Greqi.

Basha tha: “Agim Kajmaku është një person me precedentë penal të hapur me drejtësinë greke, ky është një fakt i ditur nga Edi Rama. Ai ka zgjedhur të vazhdojë të kandidojë një person tjetër me precedent penal. Sa të tjerë nga këta kryebashkiakë janë me precedent penalë dhe a nuk është kjo një prove tjetër se kriza ka një burim kriminalizimin e plotë të Edi Ramës'.
Më tej kryedemokrati theksoi se PD do të shpalosë një platformë për zgjidhjen e krizës

Denoncimi i dytë lidhet me transferimin e dosjes 184 në Dibër.

Basha krahasoi, Arta Markun dhe Donika Prelën me kryeprokuroren e Maqedonisë që u arrestua një ditë më parë. Ai i quajti 'Katicat' e Shqipërisë, duke iu referuar prokurores speciale të Maqedonisë së Veriut dhe për Markun dhe Prelën kërkoi procedim penal.

'Katica e dy prokurorive po veprojë sic kemi thënë si pjesë e grupit struktural të rilindjes, janë aty për ti mbrojtur jo për ti cuar para ligjit. Guximi që kanë marrë për të mbyllur një ceshtje tregon që dëshpërimi i Edi Ramës dhe organizatës së tij është i tillë saqë ka vendosur ti shtyjë edhet këto dy prokurori, të Donika Prelës dhe Arta Markut drejt flijimit. S'kanë bërë ashjë më shumë vecse shpërdorim detyre,” tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0039310455322266