INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rita Ora pranon të vijë në Kosovë, Dua Lipa kërkon €200.000: Ja e vërteta [FOTO]

Rita Ora pranon të vijë në Kosovë, Dua Lipa kërkon €200.000: Ja e vërteta [FOTO]

Publikuar më: 00:26 26-01-2018

Rita Ora dhe Dua Lipa janë ndër këngëtaret më të ndjekura dhe të pëlqyera të momentit në mbarë botën. Të dyja me origjinë shqiptare dhe mesa duket përflitet se të dyja do mund të vijnë në vendlindje për festën e 10-vjetorit të Pavarësisë. U mësua se Rita Ora ka konfirmuar ardhjen e saj në Kosove dhe hyrja në koncertin që do te mbahet thuhet se do jetë falas, por si duket Dua Lipa ishte një mundesi tjeter për të performuar në këtë concert dhe burime për gazetaexpress treguan se do të vinte vetëm nëse do të paguhej. Kjo gjë duket se nuk është e vërtetë, pasi të afermit e Duas treguan sërish për këtë media se Lipa nuk mund të vijë pasi ka angazhime të tjera të cilat i kishte vendosur më parë për këto data dhe nuk ka patur një ftesë zyrtare.

“Asnjëherë nuk kemi biseduar për para apo gjera të tjera. Ne kemi kërkuar nga Qeveria që të na dërgojë një ftesë zyrtare, dhe më pas ajo të shqyrtohet”, thonë të afërm të këngëtares me fame botërore.

“Por, Dua e ka të pamundur të jetë në Kosovë në atë kohë, për shkak të agjendës së saj të fiksuar muaj e muaj më parë”./intv.al/

dua-rita.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0038220882415771