INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rita Ora rrezaton në takimin me Princ Harry, ku nuk munguan as përqafimet mes tyre [FOTO]

Rita Ora rrezaton në takimin me Princ Harry, ku nuk munguan as përqafimet mes tyre [FOTO]

Publikuar më: 11:17 12-06-2019

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare ku fama e së cilës ka arritur majat nëpër botë.

Këngëtarja ka shumë shoqëri të mirë me shumicën e personazheve VIP, ku me sa duket qenka dhe një figurë shumë e njohur botërore.

E kemi fjalën për Princ Harry, ku Rita Ora ka qenë e ftuar në koncertin e tij të bamirësisë “Sentebale Audi”, e cila parakaloi dhe në tapetin e kuq, ku nuk mund ta fshihte dot buzëqeshjen në fytyrën e saj.

Ky koncert i organizuar nga Princi Harry, është bërë me qëllim mbledhjen e fondeve, të cilat do të shkojnë për bamirësi, ku mos të harrojmë pa përmendur se ky koncert është bërë dhe vitin e kaluar ku të ardhurat nga ky koncert shkuan për bamirësinë e zhvilluar për fëmijët në Lesoto, Botsvanë dhe Malavi.

Sipas Daily Mail, udhëheqësi britanik, 28 vjeçar, dukej gjithashtu i lumtur teksa takohej me këngëtaren shqiptare.

Ata janë takuar dhe kanë shkëmbyer dhe një përqafim mes njëri-tjetrit. Gjithashtu në këtë takim kengetarja është shoqëruar nga e ëma e saj, Vera Sahatçiu.

Ajo dukej mjaft tërheqëse e veshur me një fustan pranveror, të dizajnuar me lule, teksa ishte kombinuar me stoli argjendi.

collage.jpg

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0077791213989258
    array(1) { ["section"]=> string(92) "rita-ora-rrezaton-ne-takimin-me-princ-harry-ku-nuk-munguan-as-perqafimet-mes-tyre-foto-96055" }