Në kohën kur flitet se shumë punë tani do të kryhen nga robotët, të moshuarit kanë ndier 'frikën' se do të bien në dorën e tyre. Njerëzit e moshuar kanë nevojë për një garanci nga qeveria se robotët dhe sistemet e monitorimit të largët nuk do të zëvendësojnë tërësisht kujdestarët njerëzorë në të ardhmen.
Një raport i Fondacionit të Tregut Social ka ngritur shqetësime serioze se futja e teknologjisë nga "revolucioni i katërt industrial" mund të rriste vetminë tek njerëzit e moshuar, pasi ajo mund të përdoret për të zëvendësuar tërësisht "prekjen njerëzore" të kujdesit.
Ndërsa ata gjithashtu deklarojnë se është një potencial i madh për të përmirësuar jetën, miratimi për përkujdesin duhet të trajtohet siç duhet dhe nuk u imponohet individëve pa pëlqimin e tyre.