INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ronaldo me shokë i tregojnë vendin PSG-së, Liverpooli me një këmbë në çerekfinale

Ronaldo me shokë i tregojnë vendin PSG-së, Liverpooli me një këmbë në çerekfinale

Publikuar më: 23:44 14-02-2018

Real Madrid rikthehet frikshëm në Champions League duke mundur PSG me rezultatin 3-1. Ishte një ndeshje spektakolare në Bernabeu dhe në fund të takimit ishin Los Blancos që dolën fitimtarë falë dy golave të Ronaldo-s dhe rrjetës së Marcelo-s. Crsitiano ka shënuar golin e 100-të me Real në Champions League, më shumë se çdokush tjetër.

Ndërkohë që Liverpool prek me njërën dorë çerekfinalen e Champions Leauge, pasi ka fituar 5-0 në “Dragao” ndaj Porto, një rezultat që e bën ndeshjen e kthimit në “Anfield Road” thjesht një formalitet për ekipin e drejtuar nga Jurgen Klopp. Në mesin e pjesës së parë, Saido Mane realizoi golin e avantazhit për miqtë, duke përfituar edhe nga një reagim i dobët i portierit vendas. Katër minuta pas golit të parë, Liverpool gjeti të dytin me anë të Mohamed Salah dhe pastaj ishte rradha e Firminos e Mane për të shënuar emrin e tyre në listën e golashënuesve.

Pas City, që fitoi 4-0 të martën në fushën e Bazel, Liverpool është një tjetër skuadër nga Premier League që “blindon” kualifikimin që në ndeshjen e parë. Skuadra e Jurgen Klopp ka shënuar 28 gola në këtë edicion të Champions Leauge, më shumë se kushdo tjetër.

Article Logic
Execution time: 0.0038409233093262