Roza Lati ka reaguar ashpër pas disa deklaratave të Encës në emisionin “Xing me Ermalin”.
Për tu kthyer pas në kohë, gjithçka nisi kur në emisionin “Why Not” të realizuar nga Roza e ftuar ishte modelja Trejsi Sejdini.
Në pjesën e pyetjeve nga fansat, njëra prej tyre ishte edhe më pikantja e cila i drejtohet pikërisht të ftuarës:
“A je e virgjër si Enca?” dhe Trejsi u shpreh: “Sa është një Enca janë tre Trejsa ..si mund të mos jetë e virgjër Enca. Kush e mban krik Encën.”
Menjëherë pas kësaj këngëtarja postoi në ‘Instastory’ një video ku këndonte vargjet:
“Trëndafilat janë të kuq, violetat janë blu, ti je një kur*vë, dhe ne të gjithë të urrejmë ty.”
Video dhe vargje të cilat nisën reagime nga të dyja palët. Enca nuk ka preferuar ta lërë me kaq dhe ka komentuar sërish mbi këtë temë e ftuar tek “Xing me Ermalin” ku pyetjes së drejtpërdrejtë të moderatorit për deklaratën e Trejsit iu përgjigj tekstualisht se emisione të tilla ftojnë personazhe për të folur kundër saj, vetëm sepse ajo nuk ju ka shkuar si e ftuar.
Roza Lati ka pritur disa ditë për tu qartësuar kjo ngjarje dhe sipas saj duke bërë detyrën e një gazetareje të vërtetë, nuk ka preferuar që të heshtë kësaj radhe mbi baltën që është hedhur mbi të dhe emisionin e saj.
Mbi të gjitha moderatorja thekson faktin se ndihet e ofenduar nga personi, të cilën ajo e shpreh publikisht se e ka mbështetur në fillimet e saj dhe mbron Trejsi Sejdinin duke thënë se nuk ka synuar të ftojë asnjëherë askënd që të flasë kundër këngëtares dhe nëpërmjet një serie të gjatë postimesh në "InstaStory" ka shpjeguar qëndrimin e saj: