INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritet me 150% numri i fëmijëve me reaksione alergjike

Rritet me 150% numri i fëmijëve me reaksione alergjike

Publikuar më: 15:11 16-03-2018

Rritet me 150 për qind numri i fëmijëve të hospitalizuar me reaksione alergjike. Një raport i ri  zbulon se gati 18 për qind e fëmijëve në SHBA vuajnë nga një ose më shumë alergji dhe normat e diagnozës për alergjitë ushqimore në veçanti janë dyfishuar në dy dekadat e fundit. Raporti nga Shoqata Blue Cross Blue Shield (BCBSA) bazohet në të dhënat e marra nga më shumë se 9.5 milionë kërkesa për sigurime për personat nën 18 vjeç midis viteve 2010 dhe 2016. Raporti fokusohet në tre llojet kryesore të alergjive: anafilaksi, pezmatim i lëkurës dhe riniti. Alergjitë anafilaktike konsiderohen më të rënda,pasi  zakonisht nuk zbulohen deri pas shfaqjes së një reaksioni. Kjo alergji karakterizohet nga një rënie e papritur e tensionit të gjakut dhe vështirësi në frymëmarrje. Nëse nuk trajtohet shpejt me një injeksion të epinefrinës, mund të jetë fatale. Nga viti 2010 deri në vitin 2016 ka pasur një rritje prej 104 për qind të fëmijëve të cilët janë diagnostikuar si 'në rrezik' për një episod anafilaktik nga 23 në 47 për 10,000 fëmijë së bashku me 150 për qind rritje të vizitave emergjente. Pothuajse gjysma e episodeve anafilaktike ishin nga alergjitë ushqimore.  Sipas Akademisë Amerikane të Astmës dhe Imunologjisë Alergjike, një teori kryesore për normat në rritje të diagnozës është se sistemet imunitare të fëmijëve janë të dobëta, sepse mjediset e tyre janë shumë të pastra. Hipoteza e higjienës sugjeron se fëmijët nuk ekspozohen ndaj mikrobeve të mjaftueshme që trajnojnë sistemet e tyre imunitare për të treguar dallimin midis irrituesve të padëmshëm dhe të dëmshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0039680004119873