INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrufeja dëmtoi nënstacionin, një pjesë e Kombinatit pa energji elektrike [FOTO]

Rrufeja dëmtoi nënstacionin, një pjesë e Kombinatit pa energji elektrike [FOTO]

Publikuar më: 09:33 23-06-2018

Si pasojë e shkarkesave atmosferike është dëmtuar Nënstacioni Kombinat duke sjellë edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Nga fotot shikohet shembja e një pjesë të godinës dhe djegia e pajisjeve 35kV bashkë me transformatorin.

Punonjësit e OSHEE, sektori i avarive “tensioni i lartë” kanë kryer manovrimet e para duke mundësuar furnizimin me energji elektrike nga linja të dyta unazore.

Megjithatë, aktualisht një pjesë e zonës Kombinat në Tiranë është pa energji elektrike.

Grupet e punës së OSHEE janë në gatishmëri për normalizimin e situatës, pavarësisht kushteve të motit.

1.jpg

2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0025801658630371