INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusia mund të sulmojë kabllot e internetit, Moska: Histeri e Perëndimit

Rusia mund të sulmojë kabllot e internetit, Moska: Histeri e Perëndimit

Publikuar më: 15:59 15-12-2017

Rusia vijon të shihet një kërcënim, tashmë alarmin e jep Britania e Madhe.

Shefi i ushtrisë britanike ka thënë se Rusia përbën kërcënim të madh tek vendet e NATO-s, sa i përket kabllove të komunikimit nënujor, të cilat janë shumë të rëndësishme për tregtinë ndërkombëtare dhe internetin.

Shefi i stafit të Mbrojtjes, Stuart Peach, ka thënë se Britania dhe NATO, e kanë kthyer ne prioritet mbrojtjen e linjave të komunikimit, pasi ka mundësi që Rusia t’i sulmojë ato.

Peach ka thënë se masat janë marrë si përgjigje ndaj “kërcënimit që paraqet modernizimi i marinës ruse”.

Ai ka thënë se në rast të ndonjë problemi të tillë, në mënyrë katastrofike do të ndërpriteshin rrugët ndërkombëtare tregtare dhe ato të internetit.

Peach u shpreh se anijet ruse janë parë shumë afër kabllove që bartin komunikimet në mes të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Ekziston një rrezik i ri në jetën, që ka të bëjë me vulnerabilitetin e kabujve në det.A mund të imagjinoni një skenar ku këta kabuj priten cka mund të sjelle pasoja katastrofike në ekonominë dhe mënyrën tonë të të jetuarit’ u shpreh shefi i ushtrisë.

Rrjeti ndërkombëtar nënujor përfshin 213 sisteme të pavarura kabllore dhe 877 121 km fibër. Pavarisht se shumë prej lidhjeve nuk kanë një mbrojtje të fortë 97% e komunikimit global, të gjitha transaksionet finaciare realizohen përmes kabujve nënujorë.

Përballë akuzave të tilla Rusia gjithmonë ka hedhur poshtë shqetësimin e vendeve europiane duke e parë thjesht si një histeri të Pas Luftë së Ftohtë.

Article Logic
Execution time: 0.0034542083740234