INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusia pranon që SHBA e mposht në lidhje me superioritetin..

Rusia pranon që SHBA e mposht në lidhje me superioritetin..

Publikuar më: 18:16 14-07-2018

Rusia dhe SHBA-ja janë dhe kanë qënë dy vendet më të fuqishme ushtarakisht të botës për mbi 70 vjet. Secila ka pasur mjaft frikë nga tjetra prandaj sa herë që njëra shpikte një armë, vendi tjetër krijonte versionin e vet.

Rusët kanë rivalizuar përherë perëndimin, por pas rënies së Bashkimit Sovjetik potenciali i tyre ushtarak ra ndjeshëm. Nën udhëheqjen e Putin, ambicia e tyre për të mbajtur vendin e vet si një superfuqi luftarake u rikthye. Projekte të shumtë për të prodhuar armë të reja të shkatërrimit në masë kanë filluar që atëherë, por ama dështimet jo shpeshherë pranohen nga lindorët.

Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse në një deklaratë për shtyp ka pohuar që projekti i saj më ambicioz për sa i përket supremacisë ajrore kishte dështuar. Avioni më i manovrueshëm i ndërtuar ndonjëherë sipas tyre kishta pasur shumë probleme saqë prodhimi i itj në masë nuk ia vlente.

Sukhoi SU-57 është avioni në fjalë. Prodhimi i tij pritej të niste në fund të këtij viti, por kjo nuk do të ndodhë. Materialet e prodhuara në Rusi nuk janë shumë cilësore dhe për një avion që po prodhohej për të qenë i pakapshëm nga radari kjo gjë është e papranueshme. Kostoja e lartë po ashtu eleminonte çdo mundësi për të eksportuar këtë avion. Projekti u anullua tanimë dhe raportohet që do të prodhohet veç një sasi e voglël për të cilën Sukhoi është paguar.

F35 duket se mbetet i vetmi avion luftues që po vazhdon që të prodhohet në masë.sukhoi-su-57-wallpapers-29135-4464187.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0043489933013916