INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sa pak buxhet për nxënësit në 2018[VIDEO]

Publikuar më: 16:14 17-11-2017

Shpenzimet për nxënësit, që janë ndarë nga buxheti i përgjithshëm i arsimit për 2018 janë shumë në të ulta se parashikimet e qeverisë në strategjinë e arsimit parauniversitar 2014-2020. Një analizë e hollësishme nga ekspertë të fushës thotë se shpenzimet për nxënësit edhe pse kanë diferencë mes atyrë të arsimit fillor e atyre të mesëm janë larg objektivit të strategjisë.
Përkatësisht për një nxënës të arsimit bazë do shpenzohet rreth 65 mijë lekë në vit, ndërsa për ata të të mesmit 74 mijë. Në një kohë që sipas planifikimit të stategjisë duhet të ishin të paktë 92 mijë lekë në vit për një nxënës, me qëllim që ai të mësonte në kushte më të mira dhe të kryente e praktikë.
Sipas raportit të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, 89% e buxheti e arsimit bazë në 2018 do të shkojë për pagat e mësuesve dhe investimet në intres të nxënëve të arsimit janë të papërfillshmë. 7% e buxhetit total do shkojë për mirëmbajte, restaurim dhe ndërtim shkollash, një pjesë e vogël gati 2% do shkojnë për kompensimin e librave të fëmijëve me aftësi ndryshe apo familjeve të varfra e margjinalizuar. E kjo vlerë për fat të mirë është dy herë më e lartë se ajo në 2017. E më keq akoma paraqitet buxheti për zërat specifikë që lidhen më dijet e nxënësve, ku buxheti për trajnimin e mësuesve, pajisja me laboratorë e shkollave apo mirëmbajtja e tyre, salla informatike dhe i krijimi i bibliotekave dixhitale për kurikulat kanë vlerë deri dhe  qesharake, 0.32% të shpenzimeve.
Madje ekspertë ngrenë dhe një tjetër shqetësim, pasi nga kërkimet iu rezulton se për disa zëra dhe kur miratohen fonde ato nuk shpenzohen ose thënë ndryshe digjen. Siç është dhe rasti i pasurimit të bibliotekave të shkollave me libra të rinj. Po kjo situatë është dhe në arsimin e mesëm më shumë para shkojnë për rroga gati 83% e buxhetit dhe shumë më pak për investime, ku 14% do të shkojnë për ndërtim dhe restaurim shkollash dhe pjesa e mbetur afro 2.5% për labortorë, bibiblioteka dhe trajnime për mësuesit.

Article Logic
Execution time: 0.0030820369720459