INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sa shqiptarë jemi dhe ku ndodhemi?[VIDEO]

Publikuar më: 13:55 05-03-2018

Të gjithë jemi kurioze të dimë sa është numri i bashkëkombësave tanë. Më në fund Pew Research Center ka mundur të mbledhë të dhëna të detajuara, dhe në vitin 2017 rezulton se jashtë e vendit tonë jeton gati 40% e shqiptarëve. Sipas studimit afro 1 milion e 150 mijë njerëz që kanë lindur në Shqipëri jetojnë në shtete të tjera. Nga ana tjetër INSTAT ka raportuar se 2.87 milionë shtetas shqiptarë jetojnë në vendin tonë.

Ajo që bie në sy nga studimi i Pew Research Center është se raporti i shqiptarëve që jetojnë në vendin tonë dhe atyre jashtë është ndër më të lartët në botë. Pas eksodit të viteve 90-92 shqiptarët po përsërisin historinë shumë nga ta kanë lënë vendin këto 4 vietet e fundit.
Sipas raportit të Pew Research, që të dhënat i ka mbledhur në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, Italia është destinacioni i parë ku jetojnë emigrantët shqiptarë. Në total janë rreth 460 mijë. Në vend të dytë është Greqia, e cila dikur ka qenë destinacioni kryesor i emigrantëve, por që vitet e fundit shumë janë kthyer pas krizës së borxheve që pushtoi shtetin grek.
Në vend të tretë jane Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku shumë shqiptarë në vite kanë ikur përmes lotarisë apo shkollimit. Në SHBA jetojnë 90 mijë shtetas që kanë lindur në Shqipëri.
Më pas renditet Maqedonia, ju jetojnë 70 mijë persona, të ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar me 30 mijë shqiptarë dhe Gjermania me 20 mijë shqiptarë. Bie në sy që Gjermania së fundmi është kthyer në destinacionin më të preferuar pasi që nga 2011 deri më sot janë larguar me mijëra shqiptarë për të punuar dhe kyesisht ata janë intelektualë dhe profesionistë nga mjekë, infermierë dhe profesorë.

Article Logic
Execution time: 0.0033819675445557