INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Samiti i NATO-s në Bruksel, retorika e veçantë Trump-Merkel

Samiti i NATO-s në Bruksel, retorika e veçantë Trump-Merkel

Publikuar më: 16:09 11-07-2018

Një retorikë lufte dhe mosmarrëveshje kështu mund të përshkruhet raporti Trump Merkel ndërsa në Bruksel është duke u zhvilluar Samiti i Natos.

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nisur me tone të ashpra samitin 2-ditor duke kritikuar Gjermaninë për marrëveshjen me vlerë miliarda dollarëve me Rusinë rreth tubacioneve të gazit natyror.

Teksa është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se SHBA është duke mbrojtut Gjermaninsë Francën  duke ripërsëritur se është e padrejtë për taksapaguesit amerikane.

Trump u shpreh se Gjermania është e kontrolluar plotësisht nga Rusia, për shkak të varësisë së gazit natyror dhe marrëveshjes për tubacione të gazit me Moskën.

Por nuk ka vonuar edhe përgjigjja e Kancelares Merkel  e cila u shpreh se Gjermania merr vendime te  pavarur duke mbrojtur kontributin e vendit të saj në aleanccn euroatlantike.

Por pak orë pas kësaj deklarate manjati duket se i ul paksa tonet para gazetarëve duke nënvizuar se ka marrëdhënie të shkëlqyer me Gjermaninë. 

Samiti pritet të jetë një nga mbledhjet më të vështira të aleancës në disa vjet, pasi Trump vazhdon të bëjë presion te aleatët për të rritur shpenzimet në mbrojtje.

Presidenti amerikan ka kritikuar vazhdimisht anëtarët e aleancës për nivelet e tyre të shpenzimeve.

Ndërsa një ditë më parë Presidenti Këshillit Europian Donald Tusk akuzoi Trump për kritikat që lëshon ndaj Europës duke kërkuar që aAmerika të vlerësojë aleatët  pasi nuk ka shumë të tillë.

Article Logic
Execution time: 0.0032100677490234