INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sandër Lleshi Ministër! Knut Fleckenstein nuk guxon të mbaj anë, kërkon Ministri funksionale

Sandër Lleshi Ministër! Knut Fleckenstein nuk guxon të mbaj anë, kërkon Ministri funksionale

Publikuar më: 11:01 09-11-2018

Çështja e Dekretimit të Sandër Lleshit kapërcen kufijtë. Partnerët tanë evropiane duket se kanë një mendim pozitiv, teksa Knut Fleckenstein thotë se ka një reputacion pozitiv nga të gjitha zyrat ndërkombëtare. Në një komunikim me mediat Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, ka komentuar konfliktin mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta në lidhje me dekretimin e Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm. Fleckenstein tha se Bashkimi Evropian dhe Shqipëria duan që të kenë një ministri të Brendshme funksionale, ndërsa ai tha se nuk është në dijeni të arsyeve se pse Meta nuk e dekreton Lleshin.

Knut Fleckenstein:
“Nuk do të guxoja të mbaja anë këtu, por kemi një interes të përbashkët. Shqipëria dhe BE kërkon që të kemi një ministri të Brendshme që të jetë funksional. Dhe kur themi funksionale, them ministër. Presidenti nuk ishte i bindur plotësisht dhe sot dëgjova se qeveria do t’i japë të njëjtin propozim. Nuk e di se çfarë arsyesh ka Presidenti. Nuk e di se cila është gjëja e mirë. I njoh këtë politikanë dhe shpresoj se do të ketë një zgjidhje për këtë çështje”.
Knut Fleckenstein ende nuk e di nëse ka mungesë të informacionit lidhur me figurën e Sandër Lleshit, ndaj për vendimin e Ilir Metës tha këtë mendim.
Knut Fleckenstein:
“Informacionet që kam unë nuk e di nëse janë të gjitha informacionet për Sandër Lleshin, sepse ndoshta nuk i kam të gjitha. Unë nuk i di arsyet e mosdekretimit të Ilir Metës. Nga organizatat ndërkombëtare ka komente të mira, pritet mirë Sandër Lleshi. Megjithatë kjo nuk përjashton informacionet e tjera që mund të ketë Presidenti”.

Article Logic
Execution time: 0.0031888484954834