INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Senida Mesi i thotë Lulzim Bashës: Nëse do ishe burrë...

Senida Mesi i thotë Lulzim Bashës: Nëse do ishe burrë...

Publikuar më: 13:12 22-08-2019

Ish-zv.kryeministrja, Senida Mesi, ka reaguar një ditë pas publikimit nga kryedemokrati Lulzim Basha të një debati në kupolën drejtuese të PS-së së Shkodrës, para se të konstituohet Këshilli Bashkiak. Bashkëngjitur atij dokumenti, Basha shkruante se, “dëshmia e Mesit se votat për Edi Ramën në Velipojë i mbledh një trafikant droge që pastron paratë e krimit në Tiranë, rikonfirmon se vendi qeveriset nga një kryeministër i kapur nga krimi”. 

Në kundërpërgjigje, deputetja socialiste në Shkodër mohon tërthorazi vërtetësinë e procesverbalit të mbedhjes së PS-së, duke pretenduar se “është shkruar në zyrat e PD-së”.

“Po të ishte burrë, s’do kishte patur nevojë të më citonte dhe të thoshte atë çfarë unë paskam ‘dëshmuar’, por do e kishte thënë vetë. Po të ishte lider, do të kishte gjetur vetë provat dhe do të kishte dërguar gjithë të fortët dhe trafikantët pas hekurave që në kohën kur ishte Ministër i Brendshëm”, shkruan mes të tjerash deputetja Mesi në një postim në “Facebook”.

 

Debati i publikuar nga Lulzim Basha

dokumentet_e_debatit.jpgdokumentet__e_dabtit_2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031540393829346