INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Seria A/ Habit Milani! Rikthehet në vendin e …

Seria A/ Habit Milani! Rikthehet në vendin e …

Publikuar më: 12:31 11-02-2019

Milani fitoi 3-0 me Cagliarin në “San Siro”, duke u rikthyer në vendin e katërt në Serinë A, pozicion që e humbi të enjten, pasi Lazio fitoi 1-0 me Empolin.

Kuqezinjtë zhbllokuan takimin që në minutën e 12, pasi një goditje e Susos u grushtua nga portieri, u përplas me mbrojtësin e Cagliari dhe përfundoi në rrjetë.

Më pas, Paqueta shfrytëzoi një krosim të Calabrias në shtyllën e dytë duke shënuar golin e dytë të kuqezinjve, i pari për brazilianin me fanellën e Milanin.

Rezultatin përfundimtar e vulosi Piatek në minutën e 62-të.

Article Logic
Execution time: 0.0035200119018555