INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sezoni i akrepit është këtu! Shihni çfarë do të thotë për shenjën tuaj të zodiakut

Sezoni i akrepit është këtu! Shihni çfarë do të thotë për shenjën tuaj të zodiakut

Publikuar më: 23:30 25-10-2018

Sot filloi zyrtarisht sezoni i shenjës së Akrepit, dhe për diçka duhet të jeni të sigurtë: energjia e tyre do ndikojnë në mënyrë drastike në jetën tuaj. Një element i personalitetit tuaj deri në fund të nëntorit do të ketë ndryshuar, por zbuloni konkretikisht çfarë do të thotë kjo për shenjën tuaj të horoskopit.

Dashi: Nëse jeni në një lidhje, do ketë disa ulje të ndjeshme në marrëdhënien tuaj, sidomos në anën financiare të partnerit, e cila do ju ndikojë dhe ju. Por do të jetë pikërisht kjo që do ju afrojë më shumë nga ana emocionale.

Demi: Harta juaj e marrëdhënieve arrin në kulmin e saj këtë sezon. Emocione intensive, të mira dhe të këqija, do karakterizojnë çdo angazhim që keni në javët në vazhdim. Është njëkohësisht dhe koha për reflektime, dhe ndarje të papritura ose një “crush” të ri.

Binjakët: Energjia e “Akrepit” nuk ka asgjë të përbashkët me shenjën tënde. Do ta keni të vështirë të shprehni veten dhe kreativiteti juaj do jetë shumë i ulët. Ndoshta do të kaloni më shumë kohë në punë, por ana pozitive është që kjo është koha e duhur për të hequr dorë nga zakonet e këqija dhe për të nisur një rutinë më të shëndetshme.

Gaforrja: Ky sezon është më i miri për ju. Do të ndiheni të mbushur me vetëbesim dhe do të jeni më energjikë dhe kreativë. Do të kënaqeni pa masë dhe jeta juaj romantike do të shkojë për bukuri.

Luani: Është koha për një pushim. Do kaloni më shumë kohë në shtëpi, por aty do të bëni ndryshime në arredim. E gjithë energjia është fokusuar në mjedisin familjar, me të cilin do të lidheni shumë familjarisht. Prisni miq!

Virgjëresha: Fokusi juaj këtë sezon do të jetë komunikimi. Do të afroheni më shumë me vëllezërit dhe motrat, apo edhe shoqërinë që keni. Ndërkohë në aspektin e karrierës, prisni shumë telefonata, e-maile dhe një axhendë tepër të zënë.

Peshorja: Sapo lamë pas sezonin tuaj, në të cilin kishit mundësi të shpreheshit pa masë. Ndërkohë këtë muaj, do të fokusoheni në aspektin financiar. Do të shpenzoni për të investuar në jetën tuaj apo për të blerë sende me vlerë. Kështu që do ishte mirë sikur të punonit orë shtesë apo të fillonit një punë të dytë.

Akrepi: Gëzuar muajin e ditëlindjes Akrep! Është koha jote për të shkëlqyer, pas një periudhe të qetë. Shpreheni evten tuaj, arrini qëllimet dhe vendosni veten tuaj të parën pa pasur frikë nga të tjerët. Merrni pak kohë për të kuptuar çfarë doni në jetë dhe çfarë ju bën të lumtur? Mbi të gjitha, shijojeni siç vetëm ju dini.

Shigjetari: Me shumë keqardhje ju themi se ky nuk është sezoni juaj. Do të jenë më shumë të prirur drejt izolimit dhe të qenit konfuz. Por përdorini këtë kohë për pushim, përpara se të fillojë sezoni juaj që vjen me shumë shumë surpriza të bukura!

Bricjapi: Ky është një muaj tepër social për ju. Do të kaloni shumë kohë me grupin tuaj shoqëror dhe kjo do ju ndijmojë të krijoni marrëdhënie më të ngushta dhe t’i njihni më mirë. Kushtojini pak kohë nevojave dhe dëshirave të miqve tuaj, dhe sigurisht ndihmojini me aq sa mundeni.

Ujori: Jeta profesionale do të jetë në qendër të vëmendjes këtë muaj. Çdo gjë që do bëni dhe do thoni, do jetë një shfaqje për botën dhe do tërhiqni oferta shumë të mira. Nëse keni qenë duke punuar fort, ky muaj do ju shpërblejë.

Peshqit: Do të ndiheni më të sigurtë dhe aventurierë. Do të doni të provoni eksperienca të reja që ju mbushin me njohuri dhe dije. Nëse keni dashur të mësoni një gjuhë të huaj, është koha perfekte për ta nisur. Ose akoma më mirë, bëni një udhëtim.

Article Logic
Execution time: 0.0039880275726318