INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shembja e pallatit të vjehrrit të Bashës, Rama: Do ta bëja 1 mijë herë, apelojmë vendimin e Strasburgut

Shembja e pallatit të vjehrrit të Bashës, Rama: Do ta bëja 1 mijë herë, apelojmë vendimin e Strasburgut

Publikuar më: 22:19 15-01-2018

Kryeministri Edi Rama i ftuar sot në “Tonight” të gazetares Ilva Tare ka komentuar rastin e shembjes së pallatit të vjehrrit të kreut të PD-së Lulzim Basha në Vlorë, për të cilin gjykata e Strasburgut akordoi një dëmshpërblim prej 14 milion eurosh. Pavarësisht këtij vendimi, Rama tha se do ta kishte bërë 1 mijë herë të njetin veprim.

“Do ta bëja 1 mijë herë po të kthehesha 1 mijë herë. Kemi bërë një shpronësim të ligjshëm. Ankuesit nuk kanë kontestuar prishjen por shifrën”,- u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë tha ndër të tjera se kjo çështje nuk mbetet me kaq. Ai u shpreh Shqipëria po bëhet gati për një tjetër apelim në Strasburg.

Article Logic
Execution time: 0.0023369789123535