INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shenjat e horoskopit që nuk përputhen aspak si çift

Shenjat e horoskopit që nuk përputhen aspak si çift

Publikuar më: 16:28 13-03-2019

Sipas yjeve këto janë kombinimet më të këqija të horoskopit:

Dashi dhe Gaforrja
Ata që kanë lindur nën shenjën e Dashit priren të jenë të ndryshueshëm dhe energjik, ndaj Dashi nuk përshatet mirë me shenjat konservatore dhe të ndjeshme, si Gaforrja. Edhe pse thuhet që të kundërtat tërhiqen, një lidhje Dash-Gaforre do të jetë vërtetë zhgënjyese sepse këto shenja kanë prioritete të ndryshme. Personaliteti i nënshtruar i Gaforres do të ndjehej gjithashtu i detyruar të pranojë qëndrimin agresiv të Dashit.

Gaforrja dhe Ujori
Ndonëse jeta emocionuese, aktive e Ujorit mund të jetë në fillim tërheqëse për Gaforren, kjo nuk do të vazhdojë gjatë. Kjo marrëdhënie do të jetë argëtuese dhe e mrekullueshme ndoshta një muaj. Ujori do të mërzitet shpejt, gjë e cila do të çojë në zënka dhe ndonjë pabesi të mundshme.

Luani dhe Demi
Luani dhe Demi janë një mishërim i gjallë i thënies ‘kur një forcë e pandalshme godet një objekt të palëvizshëm’. Këto dy shenja janë ekstremisht kokëforte dhe secila prej tyre ka prioritet e veta, të ndryshme nga njëra-tjetra. Luanët dëshirojnë famë dhe pasuri por një Dem dëshiron thjesht stabilitet dhe siguri. Asnjëra prej palëve nuk do të lëshojë pe në ndonjë argumet dhe gjithashtu asnjëra nuk është shumë e pranueshme ndaj ndryshimeve. Më e mira që këto shenja mund të shpresojnë është respekti i ndërsjelltë.

Akrepi dhe Dashi
Akrepi dhe Dashi do të përplasen vazhdimisht për shkak të natyrës së tyre të pavarur. Këta të dy mund të kenë shkëndija në shtrat por edhe ato do të shuhen shpejt. Dashi është natyrë flirtuese, ndërsa Akrepi priret drejt një natyre xheloze që do ta çojë drejt mosbesimit dhe ndarjes përfundimtare.

Binjakët dhe Gaforrja
Harrojeni fare- përplasjet janë i vetmi rezultat. Gaforret janë të ndjeshme dhe emocionale, ndërsa Binjakëve i mungon ndjeshmëria dhe mund të jenë thuajse brutal kur flasin. Gaforret janë vërtet shumë të ndjeshme për ta përballuar këtë dhe do ta marrin çdo gjë personale.

Virgjëresha dhe Luani
Luani pëlqen të shpenzoj para ndërsa Virgjëresha të kursejë. Shumë marrëdhënie marrin fund për shkak të ndryshimeve monetare. Natyra ekstravagante e Luanit patjetër që do të përplaset me anën konservatore dhe të qetë të Virgjëreshës.

Peshorja dhe Bricjapi
Natyra kontrolluese e Bricjapit dhe nevoja për të pasur gjithmonë një mënyrë tyren do t’i bëjë ata të përfitojnë nga natyra e Peshores. Bricjapët gjithashtu mund të jenë me humor të rëndë dhe shumë të përmbajtur krej ndryshe nga Peshoret, të cilat janë zakonisht të hapura për emocionet e tyre. Ndonëse kjo dyshe është kaq e kundërt me njëri-tjetrin, mund të ketë një shans për ta nëse punojnë fortë dhe e duan shumë këtë lidhje.

Demi dhe Ujori
Ndaloni përpara se të filloni! Këto dy shenja janë kaq të vendosura në rrugën e tyre saqë do të jetë e vështirë për ndonjërin prej tyre të përfshihet në nevojat dhe kërkesat e njëri-tjetrit. Demët duan stabilitet ndërsa Ujorët mund të jenë kudo, si adhurues të ritmit të shpejtë. Demi ka tendencën të jetë jashtëzakonisht posesiv, gjë e cila nuk kombinohet fare me transparencës e Ujorit.

Peshqit dhe Luani
Peshqit janë ëndërrimtar të ndjeshëm dhe kjo është tërësisht në kundërshtim me pamjen dhe natyrën entuziaste të Luanit. Nevoja e Luanit për vëmendje mund t’i bëjë Peshqit të ndihen shumë të lodhur.

Shigjetari dhe Bricjapi
Shigjetarët pëlqejnë të qeshin dhe të kalojnë mirë, ndërsa Bricjapët janë më me këmbë në tokë dhe ndonjëherë kanë një anë të errët të mbushur me melankoli. Qëndrimi optimist i Shigjetarit e nervozon Bricjapin shumë shpejt. Kjo lidhje është e destinuar të dështojë!

Ujori dhe Akrepi
Ujori aventurier është gjithmonë në kërkim të diçkaje të re dhe emocionuese në jetën e tij/saj, ndërsa Akrepi kërkon angazhim dhe diçka të fortë.

Peshqit dhe Binjakët
Binjakët duan liri totale në jetën e tyre, ata nuk mund të përmbahen. Peshqit nga ana tjetër kanë nevojë për stabilitet, gjë të cilën Binjakët nuk ja ofrojnë. Peshqit dëshirojnë një jetë dashurore të mbushur me përralla dhe përkushtim. Ndonëse në fillim ka një tërheqje të çmendur mes të dyve, ajo zhduket dhe venitet shumë shpejt. Binjakët janë të aftë të kenë një marrëdhënie dashurie por kanë gjithashtu nevojën për t’u ndjerë të lirë./Opinion.al

Article Logic
Execution time: 0.0032849311828613