INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Shi” meteorësh, ja ditët kur arrijnë kulmin, astronomët na këshillojnë si t’i shohim

“Shi” meteorësh, ja ditët kur arrijnë kulmin, astronomët na këshillojnë si t’i shohim

Publikuar më: 12:07 11-08-2019

Të gjithë ju që jeni të apasionuar pas fenomeneve qiellore duhet të bëheni gati që në datat 12 dhe 13 gusht të shijoni ‘shiun’ e meteorëve.

Kulmi do të shënohet rreth orës 22 të mbrëmjes, aq sa do të mund të shihen deri në 50 meteorë në orë. Për t’i parë më mirë duhet zgjedhur një vend i errët, larg nga qytetet, e nëse është e mundur në lartësi.

Këtë vit, sidoqoftë, hënë nuk do të ndihmojë aspak. Ajo do të jetë e plotë më 15 gusht.

Astronomët sugjerojnë se duhet parë në drejtimin veri lindje, në natë të plotë, kur hëna ka perënduar.

Një herë e një kohë mendohej se yjet në rënie ishin lotët e Shën Lorencit, i martirizuar në vuajtje. Në të vërtetë, nuk bëhet fjalë për yje të vërteta, por për mbetjet e perseidi, që e kanë origjinën nga kometa suift-tuttle, e zbuluar në 1862 nga astronomi italian Giovani Vrginio Schiaparelli.

Article Logic
Execution time: 0.0035469532012939