INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shikoni si Noizy torturon shokun e grupit për një.... [VIDEO]

Shikoni si Noizy torturon shokun e grupit për një.... [VIDEO]

Publikuar më: 12:26 27-10-2017

Kudo ku ndodhet, Noizy shkon i shoqëruar si në këngë, me 30 vetë.

Ai është i rrethuar gjatë gjithë kohës nga  miqtë e tij të cilët e shoqërojnë në koncerte, udhëtim apo edhe në situata gazmore siç ishte kjo e fudnit. Njëri ndër ta është edhe Varrosi. Ndoshta nga miqësia e vjetër që kanë bashkë, ia ka lejuar Noizyt të bëjë shaka me të mbrëmjen e kaluar teksa ndodheshin në Zvicër. Madje mund të themi se kjo shaka ishte goxha torturuese për Varrosin i cili i kërkonte 30 vjeçarit t'i jepte çelësat e makinës, por ky i fundit refuzonte t’ia jepte pa bërë atë që i kishte thënë. “Bëj 5 pompa të të jap çelësin”, “Ik deri atje në fund dhe kthehu prap”,  “Më thuaj ”më fal” 3 herë”, i thoshte Noizt,  por Varrosi nuk pranoi të bënte asnjërën. Pas disa lutjesh të njëpasnjëshme,ai u dorëzua dhe më në fund ia hodhi çelësat.

Ndërkohë dy miqtë sot pritet të publikojnë edhe bashkëpunimin e tyre ‘Big Daddy”. /intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.003026008605957