INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkëmbi nënujor më i madh në botë mund të jetë më elastik se ç’menduam [FOTO]

Shkëmbi nënujor më i madh në botë mund të jetë më elastik se ç’menduam [FOTO]

Publikuar më: 16:36 10-06-2018

Shkencëtarët janë të shqetësuar për Shkëmbin Nënujor të Australisë, dhe kjo nuk është çudi. Ashtu si shumë shkëmbinj nënujorë të koraleve, më i madhi në botë është nën sulmin e ndotjes së ujit, mbipopullimit dhe ujërave më të ngrohtë që vijnë prej ndryshimeve klimaterike.

180530-great-barrier-reef-ac-1131p_d11657b9b63d5672d33de49743e24de4.focal-1000x500.jpg

Por një studim i ri i zhvilluar gjatë një dekade, tregon se shkëmbi ishte në gjendje të tërhiqej nga një seri "ngjarjesh vdekjeprurëse" gjatë 30.000 viteve të fundit.

Kjo tregon se shkëmbi nënujor mund të jetë më elastik se sa mendohej më parë, kundrejt ndryshimeve të nivelittë detit dhe temperaturës — megjithëse është shumë i ndjeshëm ndaj cilësisë së dobët të ujit.

"Ne zbuluam se Shkëmbi i Madh Nënujor ka kaluar nëpër cikle vdekjeje dhe rritjeje në pjesët e mëdha si përgjigje të ndryshimeve në nivelin e detit dhe cilësisë së ujit," Helen V. McGregor, një studiuese e gjeologjisë dhe ndryshimeve të klimës në Universitetin e Wollongong në Australi dhe një anëtare e ekipit ndërkombëtar të shkencëtarëve, që zhvilluan studimin, thanë për NBC News MACH në një email.

Shpresë e re për shkëmbin nënujor?

180420-coral-great-barrier-reef-mn-1400_37116cfcbdcaec64a6530545ee415a88.fit-560w.jpg

Çfarë do të thotë ky zbulim për jetëgjatësinë e shkëmbit nënujor?

“Zbulimi na tregon se shkëmbi nënujor ndryshon sipas ndryshimeve të mëdha në klimë dhe mjedis, por ka limite,” sqaron McGregor. Ai theskon se shkëmbi nënujor mund të rigjenerohet nëse kushtet përmirësohen, por ka diçka, duhet shumë kohë, që shkëmbi nënujor të kthehet.

McGregor ka parashikuar se shkëmbi nënujor mund të kthehet “në një hije të vetes së tij” nëse nuk bëhët diçka për të parandaluar ndryshimet klimaterike dhe rreziqet e tjera. Pas të tjerave, ai thotë se “ky zbulim më jep shpresë se shkëmbi mund të rigjenerohet.”

Të tjerët folën me ton më të matur.

“Unë kam shqetësime të mëdha në lidhje me aftësinë e shkëmbit për të mbijetuar në fazën e ndryshimit që shkaktohet nga tërheqjet aktuale dhe nga ato që janë parashikuar se do ndodhin,” thotë Jody M. Webster, një gjeoshkencëtar i Universitetit të Sidneit dhe lideri i skuadrës që bëri zbulimin.

Webster tha se ngelet një pyetje ende e hapur nëse shkëmbi është aq elastik sa për t’i mbijetuar kësaj anomalie.

Për të kryer zbulimin e publikuar në 28 Maj në “Nature Geoscience”, shkencëtarët përdorën shumë teknika për të analizuar mostrat e fosilizuara të shkëmbit, të marra nga 16 vende ne Cairns dhe Mackay të Australisë Verilindore. Analiza tregoi se gjatë 30 mijëvjeçarëve të kaluar, pesë herë ka ndodhur që pjesë të mëdha të shkëmbit nënujor të “kenë vdekur”.

Një vdekje ka ndodhur para 30 mijë vitesh, kur ulja e nivelit të detit e nxori shkëmbin në ajër. Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe para 22 mijë vitesh.

Shkëmbi nënujor ka mbijetua duke ndryshuar pozicionin drejt pjesëve ku kishte më shumë ujë.

Dy evente të tjera vdekjeje ndodhën 17 mijë dhe 13 mijë vjet më parë, kur niveli i ujit u rrit shumë shpejt dhe i mbyti koralet e shkëmbit. Gjatë asaj kohe, shkëmbi lëvizi drejt tokës më shumë.

Eventi i fundit i vdekjes ndodhi para 10 mijë vitesh, kur shkëmbi u godit nga një sasi e madhe sedimenti, i cili njihet për aftësinë që të dëmtojë koralet duke bllokuar dritën e diellit.

Të shpetosh shkëmbinjtë koralorë

Shkencëtarët po provojnë mënyra të ndryshme për të ndihmuar në mbijetesën e shkëmbinjve koralorë, që nga transplanti i koraleve të reja dhe deri tek rritja e koraleve të qëndrueshme.

Por McGregor thotë se: “Është bukur të kërkosh për strategji të reja për të mbrojtur Shkëmbin e Madh Nënujor, por çuditërisht ne e dimë se ç’duhet të bëjmë: të mbajmë ujin në cilësi të mirë dhe të reduktojmë dioksidin e karbonit, për të kufizuar rritjen e temperaturave në oqeane.

Stuart Sandlin, një ekologe marine tek Instituti Scripps për Oqeanografi, thotë se: “Ka shumë profesionistë të kësaj fushe, disa prej të cilëve qëndrojnë në njërën anë të argumentit, dhe disa në anën tjetër. Studimi na tregon se nuk duhet t’a harrojmë se shumë shkëmbinj koralorë po zhduken, dhe se ka shembuj të ndryshëm fenomenesh, për të cilat duhet të kemi shpresë, ose të paktën pak perspektivë.”

Shkëmbinjtë koralorë kanë shumë vlerë. Ato shërbejnë si habitate për organizmat nënujorë dhe mbrojnë sipërfaqet bregdetare nga stuhitë, por gjithashtu, ato kanë një rëndësi të madhe për turizmin dhe industrinë e peshkimit.

Shkëmbi i Madh Nënujor shtrihet në një perimetër prej më shumë se 1250 miljesh në bregun Verilindor të Australisë, dhe mbulon një sipërfaqje prej 135 mijë metrash katrorë.

Është vendbanim për më shumë se 1500 llojesh peshku, 30 lloje balenash, delfinë etj. Është emërtuar trashëgimi botërore në 1981.

Burimi: Euronews

n180531-great-barrier-reef_77fae112d80275b5974d5cc645f124cf.fit-560w.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0050070285797119