INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkencëtarët italianë realizojnë me sukses protezën me sensorë ndjeshmërie [VIDEO]

Shkencëtarët italianë realizojnë me sukses protezën me sensorë ndjeshmërie [VIDEO]

Publikuar më: 15:17 05-01-2018

Shkencëtarët në Romë kanë arritur të ndërtojnë një dorë bionike me ndjenjën e prekjes të cilën mund ta përdorësh lirshëm dhe në ditën e përditshme.

Proteza e parë është eksperimentuar tek Almerina Mascarello e cila ka humbur dorën çerek shekulli më parë në një aksident.

Ajo është shprehur se nëpërmjet kësaj protezë i është rikthyer dora që ka humbur.

Në vitin 2014 i njëjti ekip prodhoi dorën e parë bionike por kjo protezë ishte e lidhur me shumë aparatura dhe mund ta përdorje vetëm në laborator.

Proteza e re përbëhet nga një teknologji më e vogël e cila është e përshtatshme për ta mbajtur si çantë shpine.

Profesor Silvestro Micera sqaron se proteza është e ndërtuar me disa sensorë të cilët të ndihmojnë të identifikosh nëse një objekt është i but apo i fort.

Këto mesazhe janë të lidhura me kompjuterin i cili i përkthen këto sinjale në një gjuhë që truri mund ti kuptoj.

Proteza bionike ka paraqitur një avantazh për fushën neuroprotetikën e cila ka hapur një faqe të re për robotikën dhe njerëzit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033891201019287