INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Titull

Titull

Publikuar më: 10:57 22-12-2018

Kur njeriu arrin moshën e adoleshencës vullneti i tij pëson një zbehje. Të parët që e konstatojnë janë mësuesit dhe shpesh i deklarojnë prindërve se djali apo vajza ka një rënie në mësime. Ky fenomen ndodh pasi në këtë moshë trupi mer përparësi, ai po mer format e përmasat perfundimtare, duke filluar nga gjatesia, arritja e përmasave përfundimtare të organeve dhe deri te pjekja seksuale. Trupi i adoleshentit është si një kantjer ndërtimi. “Punohet” si fizikisht po ashtu edhe psiqikisht. E veçanta e kësaj moshe, qëndron në faktin që të gjithë procesin e rritjes e udheheq nje organ që edhe ai vetë i nënshtrohet këttij procesi. Truri i adoleshentit në këtë faze, përballet me ankthet që provokon vetë procesi i rritjes. Psiha, mendja dhe vetë truri, me shumë vështirësi arrijnë të menaxhojnë zhvillimin e emocional, pasi në këtë moshë emocionet arrijnë të zhvillohen e të diferencohen. Po në këtë moshë, fillon pjekja seksuale dhe e kombinuar me sferën e mocionale dhe edukimin e mangët, e bën adoleshencën periudhë të vështirë të jetës së njeriut. Prindër, mësues, të rritur të tjerë, përpiquni të jeni të duruar, me shumë takt dhe tolerant me adoleshentët dhe nuk duhet të lejoni, që ata të jenë pa educate. Përpiquni të jeni edukatorë dhe jo gjykues të adoleshentëve.

Faleminderit Lira Gjika për shkrimin e publikuar në intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0036659240722656